Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Një popull që zgjohet një mëngjes dhe e gjen veten të shndërruar në zombi

Nga Media 0

Nga Avni Delvina

Grafikë nga cikli “Metamorfoza – pjesa e parë”

– Një popull që zgjohet një mëngjes dhe e gjen veten të shndërruar në zombi. E vetmja shenjë e së kaluarës është simboli i shqiponjës. Të huajt dhe ndërkombëtarët llahtarisen nga kjo situatë dhe fillojnë e keqpërdorin…Dikush i bie me shqelm, dikush e largon sikur të ketë zgjeben, dikush mundohet të eksperimentojë mbi këtë fatkeqësi, etj….

Populli i shkretë mundohet të përshtatet me këtë gjendje të re fizike dhe shpirtërore, por e ka shumë të vështirë…Gjithçka ka ndërruar në komportamentin e tij me ambientin, që nga ecja dikur krenare e deri tek shijet e ushqimit…Ai fillon e mësohet me shijet e reja prej zombi dhe i pëlqejnë ushqime të dekompozuara dhe të skaduara…Mësohet të jetojë pa dashuri dhe i braktisur nga të gjithë. I izoluar dhe i përçmuar në shëmtimin e tij ai vazhdon të marrë frymë…

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej