Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Një pjatë fasule për Vitin e Ri!

Nga Media 0

Jeta e vështirë e Dianës dhe e motrës së saj invalide… jetojnë me 9.700 lekë në muaj

Jeta për Dianën ka qenë e vështirë. E tillë është edhe sot. U martua 20 vjeç, për t’u ndarë dy vite më vonë si pasojë e dhunës në familje. Ndërsa prej disa vitesh është edhe pa prindër, që ndonëse në kushte të vështira ekonomike ishin shpatulla ku qante dhe prehëri ku mbështeste kokën për gjithçka.

Fati për të nuk ka qenë dashamirës. Pjesën më të madhe të viteve e kaloi në varfëri, ndërsa vitet e fundit në mjerim.

Unë jetoj me 9.700 lekë. Kam një motër të sëmurë invalide, vetë jam e sëmurë me zemër e tension. Me ato pak lekë paguaj dritat dhe ilaçet, çfarë mbetet pastaj për të kaluar të gjithë muajin. Një drekë e konsumojmë te qendra sociale dhe me atë qëndrojmë gjatë të gjithë ditës. Nuk ia dalim dot, jeta është shumë e vështirë. Motra është me probleme mendore, e sëmurë me tumor. Me atë e kaloj kohën. Darka e Vitit të Ri për mua do të jetë asgjë, do ta kaloj vetëm me një pjatë fasule. Nuk mundem, nuk e përballoj dot si të gjithë të tjerët”, thotë Diana.

Mbrëmjen e ndërrimit të viteve, që çdo familje mundohet ta shoqërojë me një tryezë të mbushur plot, e me urimin se Viti i Ri do t’i gjejë më mirë, në shtëpinë e Dianës nuk do të ndodhë kështu. Por ajo ka ende një dëshirë: “Dëshira ime më e madhe është që të filloja një punë si pastruese, në mënyrë që edhe unë të mund të laja borxhet që kam. Pa punë nuk rrihet.”

/top-channel.tv/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej