Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Një Partizan me nerva mund Luftëtarin

Nga Media 0

Partizani duket tashmë një skuadër krejt tjetër në Superligë. Ndaj Luftëtarit arriti fitoren e dytë radhazi, ndonëse përballja në kryeqytet pati edhe probleme.

Fitorja nuk u vu aspak në diskutim. Partizani këtë herë ishte krejt ndryshe në krahasim me ndeshjen e kaluar dhe ndaj Luftëtarit arriti suksesin e dytë radhazi në Superligë.
Trajneri Mark Iuliano mund të ndihet më i qetë, pasi skuadra e tij nis të luajë bukur dhe të mbledhë pikët, duke iu afruar pozicioneve të larta në renditje.
U shënuan dy gola, me autorë Xhevahir Sukajn e Lorenc Trashin, pikërisht ata që realizuan edhe në Durrës, si dhe u krijuan shumë raste të tjera për të thelluar rezultatin. Gjithsesi, pati edhe shqetësime.
Tifozët erdhën në stadiumin “Selman Stërmasi” me një mesazh për futbollistët e ekipit të tyre të zemrës.
Luani me zemër, nëse doni që t’iu përkrahim, shkruante një parullë e tifozëve në tribunë.
Këtë herë, ata mund të kenë mbetur të kënaqur.
Iuliano, megjithatë, u trondit jo pak në minutat e fundit, kur Luftëtari e vuri në vështirësi ekipin e tij.
Në 15 minutat e fundit, Partizani mbeti me 9 lojtarë në fushën e lojës, pasi Krasniqi e Kalari u përjashtuan nga loja me kartonë të kuq.
Dy të kuq në një ndeshje janë pak si shumë për një skuadër që pretendon titullin apo Europën.
Sidoqoftë, kryeqytetasit po bindin dhe tani kanë 8 pikë, vetëm një pikë më pak se vendi i tretë i Superligës.
Duket se kthesa ka nisur dhe se projekti italian i Iulianos dhe Moxhit po funksionon më në fund.
/abcnews.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej