Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Një nga rrethrrotullimet më të çuditshme në botë, gjendet në Durrës (film)

Nga Media 0

Ky është padyshim një nga rreth-rrotullimet më të çuditshme në botë. Rreth rrotullimi i Shënavlashit në Durrës është konceptuar gabim, pasi nuk i lidh rrugët e këtij kryqëzimi. Duke qenë se nuk vendoset në qendër, në njërin sens automjetet ecin drejt, duke e shmangur plotësisht rrethrrotullimin nga krahu i djathtë.

Ekspertët e sigurisë rrugore shprehen se dhe pse i konceptuar në këtë formë, rrethrrotullimi është i paplotë dhe me probleme. Kryqëzimi i Shënavlashit në Durrës konsiderohet nga ekspertet e sigurisë rrugore si një pikë e zezë për nga rreziku që paraqet për aksidente. Fakt ky që pohohet nga drejtuesit e automjeteve dhe banorët e zonës.

Shofer prej afro 50 vitesh, Gani Hyseni, banor i Shënavlashit, thotë se në këtë kryqëzim aksidentet kanë qenë të shumta. “Ja këtu ku jemi ka ndodhur një aksident. Unë kam lëvizur në shumë akse të vendit, por kjo këtu është shumë e rrezikshme”. Veç rrezikut të aksidenteve, drejtuesit e automjeteve penalizohen me gjobat për kalim të parregullt ndërkohë që sinjalistika mungon.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej