Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Një ministër i LSI-së në kongresin e SYRIZA në Greqi, PS e bojkoton

Nga Media 0

“Era” e re e marrëdhënieve të LSI-së me Greqinë, vizita e Metës pasohet nga pjesëmarrja e Ylli Manjanit në kongresin e  partisë së Tsipras.

Asnjë përfaqësues i Partisë Socialiste të Shqipërisë nuk ka marrë pjesë në kongresin e SYRIZA, partisë së kryesuar nga kryeministri i Greqisë, Akesis Tsipras. Por në këtë kongres merr pjesë Ylli Manjani, ministri i LSI-së në qeverinë Rama. Ylli Manjani e ka vlerësuar me nota të larta pozitive partinë e kryeministrit Tsipras. Pjesëmarrja e tij në këtë kongres dhe aq më tepër vlerësimi i partisë greke si më përfaqësuesja e së majtës europiane moderne, është i dyti moment që flet për një “erë” të re në marrëdhëniet mes LSI-së dhe politikës greke.

Përmes një mesazhi në facebook, Manjani argumenton pse është pjesë e këtij kongresi duke e lidhur situatën edhe me debatet që po zhvillohen mes Shqipërisë dhe Greqisë për Çështjen Çame. Ashtu si shefi i vet Ilir Meta, edhe Ylli Manjani e sheh zgjidhjen tek dialogu konstruktiv. Ja si shkruan Manjani për këtë çështje: “Bashkëpunimi dhe dialogu i përhershëm janë mjetet më të suksesshme të të bërit politikë. Vendimet konsensuale janë domosdoshmëri për rritjen e besimit tek politika. Edhe kur nuk jemi dakord, respekti për kundërshtarin është detyrë“.

manjaniNdërkohë që guxon ta cilësojë partinë greke si ndër më reformatoret mes partive të majta të Europës, si një leksion për politikëbërjen në funksion të qytetarit.

Në veçanti e majta Europiane është e çoroditur dhe pa shumë alternativa. E fundit alternativë e sukseshme ishte ajo e Blair. Aktualisht funksionon Alternativa Cipras. E majta moderne e shekullit të ri që nuk rresht së mbrojturi njerëzit në nevojë dhe nuk pranon asnjë pazar me dinjitetin e njeriut! Integrimi i shtresave apo grupimeve sociale pa dallim në shoqërinë greke është filozofia politike e drejtimit aktual. Me këto parime e me këtë filozofi Greqia nën drejtimin e Kryeministrit Cipras kaloi dallgën financiare më të madhe të kohës moderne! Nuk ka përfunduar ende, por Greqia duket në rrugë të mbarë. Reforma të thella, por me dinjitet! Nxitje e bisnesit në shërbim të ekonomisë kombëtare, por trajtim dinjitoz për të varfërit dhe të pamundurit! Arsim të brezit të ri nëpërmjet një politike arsimore pa diskriminim! SYRIZA një parti e re për t’u marrë shembull! Alternativë reale e të majtës moderne. Suksese punimeve të kongresit te dytë të saj!”, shkruan Manjani.

Duket pak e vështirë të besohet se LSI, kryetari e ministrat e kësaj partie kanë zbuluar së fundmi sekretin e “mirësisë” greke që do të zgjidhë me magji problemet, së pari atë të 8 mijë varreve greke në Shqipëri, sepse ajo është aktuale sipas këndvështrimit të Metës,  partisë së tij dhe Greqisë dhe pastaj të tjerat me ngadalë e me durim, siç është Çështja Çame, të cilën në të vërtetë faktorët kryesorë të politikës shqiptare dhe të Brukselit e konsiderojnë çështje të të drejtave të njeriut dhe të parën në agjendën e problemeve të shtruara për zgjidhje mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej