Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Një leksion për njerëzit/ Lopa rebele arratiset nga thertorja, gjen lirinë në ishull

Nga Media 0

Ndërsa shumë njerëz në botë vuajnë arbitraritetet e qeverive për shkak se nuk gjejnë guximin për të qenë të lirë, një lopë në Poloni u ka dhënë një leksion të vyer.
Lopa kryeneçe është larguar nga thertorja pasi i ka thyer krahun dhe disa brinjë fermerit. Ajo ka notuar dhe ka gjetur lirinë në ishull. Pa tentativës 1 javore për ta kthyer mbrapsht, fermeri ka pranuar dështimin.
Kur forcat zjarrfikëse u nisën me varkë drejt saj, lopa ka notuar 50 metra drejt gadishullit fqinj. Politikani dhe këngëtari Pawel Kukiz është ofruar për të shpëtuar lopën rebele.
“Unë nuk jam vegjetarian por vullneti dhe forca e kësaj lope për të luftuar për liri janë të paçmueshme. Nëse qytetarët do të ishin të tillë, Polonia do të ishte një vend shumë më i begatë. Ja pse vendosa që të ndihmoj këtë lopë të jetojë e sigurt dhe si shpërblim për sjelljen e saj i garantoj se do të ngordhë natyralisht”, është shprehur ai.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej