Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Një leksion nga gjyshi që s’e pashë kurrë

Nga Media 0

Nga Alma Nikolli

Ky është portofoli i gjyshit tim. Një gjyshi që të gjithë ne mbesat e nipat e njohim vetëm përmes fotografive. Ai vdiq në vitin 1970, kur ishte vetëm 54 vjeç, ndërsa tim atë e la 14 vjeç.

Them vetëm, sepse të them të drejtën para se prindërit e mi të ishin 54 vjeç kjo më dukej një moshë goxha e madhe, gati jo fort e dhimbshme nëse dikush vdiste.

Gjyshi i sëmurë e kishte dit’ fort mirë që nuk ka me jetu shumë, ndaj ka mendu mos me i lan të madhit të shpisë, vetëm 14 vjeç, barrën e një varrimi sipas zakonit. Në këtë lëkurë i kishte rujt do lekë sa me mbulu shpenzimet e asaj dite dhe të disa javëve që kanë mbaru shpejt.

Lëkura ishte prerë çrregullt. Anësore qepur shkujdesshëm, me një pe të vrazhdë sa dimrat në malësi. Një qepje tipike e burrave, që iu dridhet dora para një gjilpëre dhe jo para një pushke. Një lidhëse portokalli ishte “siguresa” e vetme për të mbështjellë ato pak para që do i duheshin me varros veten.

Portofolin “unik” e kishte fsheh në një dollap në mur. Në ato kohë nuk kishte kasaforta dhe as dyshekë nën të cilët mund të fshiheshin para. Në murin me gurë lihej një dollap i vogël me derë hekuri që mbyllej me dry, aty ruhej e gjithë “pasuria”.

E gjyshi kishte lanë këtë portofol me pare duke e dit se babës tem nuk ka me i ofru njeri ndihmë, se në atë moshë vështirë do e kishte me ua kthy borxhin.

Kështu vijon të jetë fatkeqësisht. Njerëzit i bashkon, i ndan dhe i njeh: leku. Postet, lidhjet miqësore apo dashurore bëhen kryesisht mbi baza ekonomike.

Ama, gjyshi im me gjithë dëshirën prindërore për të mos lënë pas varfëri, iku nga kjo botë pa marrë asgjë me vete, madje ato para që kurseu shërbyen për ta përcjellë. Nuk e di si do të ishte jeta e ne brezave që e pasuam nëse do na trashëgonte shumë më tepër para, ama na la dashuri, që edhe pse s’e njohëm e ndiejmë. Ndoshta kjo është forca që paraja nuk do e ketë kurrë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej