Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Një katolik kapet rob

Nga Media 0

Nga Frrok Çupi

Së pari, ai është rob i vetvetes:

Emri i përgjysmuar “Sandër” nuk e vë as në fronin e katolikut të Romës, as në atë të të krishterit ortodoks. Për të qenë emër katolik duhej mbajtur pjesëza e parë e emrit “Aleksandër” – nga ku vjen edhe gjysmë e dytë “Sandwr”. Madje, as “Aleks”, por Lekë. Ky do të ishte katolik. Por, Sandër Lleshi, ndoshta nga pavetëdija, i ka dhënë emrit të tij jo-kuptim të qartë, me stilin e vjetër bolshevik se “jam as kështu, as ashtu”, “as katolik as ortodoks!”. Mirëpo, kjo tani është kthyer në grackë për Sandrin: Komuniteti katolik ka nisur ta mbrojë “me ose pa të drejtë”, por përmes kundërshtimeve të shumë dashamirësve të tij. Ata shkruajnë: “…po ai akoma nuk ka treguar nga është, le pastaj që nuk mund ta quash katolik-Sandër”. Katolikët janë bërë “mish për top” gjatë regjimit komunist.

Së dyti, Sandër Lleshi u kap rob politik“.

Para kësaj ai ishte një ushtarak i lavdëruar edhe nga autori i romanit të famshëm “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”. Përzierja në politikë e groposi “gjeneralin” në një natë pa shi. As imagjinata e Kadaresë nuk e zbulon dot më se në haurin e cilës palë “u gropos”. Ishte shpallur heretik nga antikomunistët, por heretik u shpall tani edhe nga politika nostalgjike e majtë e Ilir Metës që vjen nga “Zona e Parë Operative”. Kryeministri Socialist e ka graduar me postin e Ministrit, ndërsa presidenti po socialist (por i paketuar si “Lëvizje Socialiste për Integrim”) nuk ka pranuar që ta dekretojë në atë post. Demokratët anti- komunistë e kishin hedhur në rrugë. Tani, Sandri i zënë rob nga të gjitha anët duhet të gjejë një planet më vete. Po ç’deshi gjenerali që erdhi në këtë “dasmë’ politike!”,- do të shprehej Kadare sipas romanit.

Së treti, Sandri është zënë në qark si nga katolikët e tij, ashtu edhe nga myslimanët e Botës.

Presidenti Ilir Meta vendosi të mos e dekretojë “malokun”…, por kur e mori vendimin? Vendimin e mori ditën që u kthye nga vizita te “sulltani” Erdogan. Atje inauguruan një aeroport, por me sa duket sulltani i ka thënë Metës se “mjaft me atë racë” kaurësh. Raca e katolikëve shqiptarë nuk e ka pranuar pushtetin otoman në historinë e vet; ndërsa tani katolikët e Mirditës dhe të Matit po luftojnë kundër zaptimit turk të ujërave dhe lumenjve në këto krahinë. Kjo është ana e myslimanëve të Botës.

Ndërsa katolikët kanë nisur luftën mes njëri tjetrit: Disa luftojnë që ta kenë ministër këtë “gjeneral të shquar”, disa thonë ku i paska ky “shquarjet” e tij.

Së katërti, Sandri është vënë në darën e superfuqive.

Se ç’deshi ky njeri të bëhet “kokë e Franz Ferdinand”, askush nuk e kupton dot! Tani që nuk u dekretua nga Presidenti i Republikës, Sandri po kthehet në një “gështenjë për dimër”. Të gjithë e mbajnë në gojë, njësoj si gështenjat në netët e gjata dimërore. Kësaj here gjejnë edhe argument për të shoshitur Sandrin: “Ore, po pse s’u dekretua? A thua pse është njeri i gjermanëve, apo njeri i amerikanëve?!”. Njerëzit edhe nëpër oda janë bërë mjeshtër strategjish. Sandër Lleshi, ka kryer vetëm një kurs në Shtetet e Bashkuara; ndërsa në Gjermani ka kryer shtatë kurse, plus atashe ushtarak. “Për të kryer shtatë kurse të mban vetëm ai shtet që të ka rekrutuar!”- thonë strategjistët. “Atëherë e kanë djegur amerikanët”- mendojnë strategjistët e tjerë…. Fakti që presidenti Ilir Meta nuk bëri asnjë pikë trasparence dhe fshehu arsyen pse nuk e dekreton, e djeg figurën e këtij njeriu. Në këtë klimë të ndotur fjalësh, shpifjesh, delingjilerësh, Sandër Lleshi mund të prezumohet “spiun”, “agjent”, “hajdut”, “trafikant”, “shërbëtor i kryeministrit”… Çfarë të duan mund t’i thonë. Përfundimisht ia prenë kokën për të shpallur “luftën”,- siç ndodhi me një gjermanik, Franz Ferdinand në fillim të “Luftës së Madhe”.

Së pesti, Sandri mes superfuqive të Tiranës.

Edhe pse ndodhej në rolin e këshilltarit të Edi Ramës ( kryeministër), ai nuk kuptoi kurrë se armiku i tij ishte Ilir Meta (president). Ndërsa njëri e ngriti në altarin e ministrit, tjetri e zhyti nën dhè. Rama ndërtoi një “skelë” gati artificiale dhe e hoqi gjeneralin nga “duart e plakës Nicë”. Tani që njëra superfuqi është e zemëruar me tjetrën, Sandri duket i përkëdheluri i njërës anë; kryeministrit. Mirëpo ka edhe një ditë tjetër “nesër”. Nesër të dy supërfuqitë bëhen prapë “mjaltë” me njëri tjetrin, siç kanë qenë. Atëherë Sandrit nuk do t’i gjenden as eshtrat në atë “dasmë” të mallkuar ku kishte shkuar.

Aq më keq sikur kryeministri të mbledhë mazhorancën dhe të shkarkojë Presidentin e Republikës… Atëherë Sandri duke mbledhur fakte për krimet e Metës, do të kthehet vetë në viktimë.

http://veritas.com.al/nje-katolik-kapet-rob/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej