Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Një histori shumë, shumë personale

Nga admin 0

Nga Alma Nikolli

Unë kam ardhur në Tiranë në vitin 1997. E guximshme, jo për mua sigurisht. Atëherë isha 5 vjeçe dhe si një fëmijë që kishte kaluar vitet e para të jetës në fshat, kureshtjen për të parë pak më tepër horizontin e kisha të madhe. Shkova me lumturi drejt kamionit të dajës që do na sillte nga Puka në Tiranë. Nuk i vura re fare lotët e të rriturve. Nuk është se m’i ka treguar njeri, thjesht i imagjinoj.
Kam patur fatin e madh që atëherë isha thjeshtë e vogël. Gjatë rrugës më duket se provova për herë të parë “molto”, ose atëherë e mbaj mend unë si të parën herë. Qejf!
Erdhëm në qytet. Pak mbaj mend nga rrëmuja e atyre viteve. E imja mbetet fëmijëri e lumtur. Pa plumba e thyerje deposh. Më kanë mbrojtur prej tyre, jo se isha aq harruese.
Ky tapet më kujton shumë nga fëmijëria. Mami im ka qëndisur këto ngjyra mbi një thes mielli.
Ne ushqeheshim fillimisht dhe pastaj kënaqnim edhe sytë, teksa mami na i jepte jetës ngjyra me një pe e një gjilpërë.
Por, magjia për mua nuk mbaron këtu.
Thesi i miellit që nuk duket, ka edhe një “mburojë”. Copa e poshtme e tapetit është fustani im. Kur isha fëmijë nuk kam pasur shumë fustane, por më i bukuri që kisha është këtu. Do jetë gjithmonë. Kjo është paja ime.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej