Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Një histori mbi dashurinë e miqësinë, Inva Mula risjell operan “Peshkatarët e Perlave” (film)

Nga Media 0

Për herë të tretë në historinë e operas shqiptare TKOBAP ka vënë në skenë sonte shfaqjen “Peshkatarët e Perlave”. Vepra e njohur e kompozitorit francez Georges Bizet këtë herë mban vulën e sopranos Inva Mula. Në vitin 1990 Inva Mula interpretoi rolin e Leilas, duke pasuar të ëmën, Nina Mula që u ngjit në skenë me po të njëjtin rol në vitin 1964.

Sopranoja me famë ndërkombëtare është rikthyer sonte në këtë premierë si regjisore e shfaqjes ndërsa Leila u interpretua nga Ramona Tullumani.

Opera rrëfen historinë e dy miqve që humbën njëri-tjetrin për hir të dashurisë për të njëjtën vajzë dhe pasi u rigjetën u betuan për besnikëri të përhershme. Por Leila u kthye sërish…Sakrificë, dramë e stuhi… por në fund triumfon miqësia e dashuria.

Opera do të vihet në skenë edhe në datat 24 e 25 shtator në orën 19:00 në Pallatin e Kongreseve nën intrepretimin e sopranos Inva Mula dhe Simona Karafili.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej