Ka than' i moçmi: 

"Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë."

 
                                                                                        -Gjergj Fishta

Një film për të mos u humbur, bashkon Reshat Arbanën, Princeshë Elian, Margarita Xhepën, Luftar Pajën dhe Ema Andrean (film)

Nga Media 0

Një film në të cilin marrin pjesë emra të mëdhenj të kinematografisë shqiptare nuk është më ëndërr.

Reshat Arbana, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Ema Andrea, Elia Zaharia, Gazmend Paja dhe shumë emra të tjerë të njohur janë pjesë e kastit të filmit “Yjet e së ardhmes” me regji të Edmond Topit që nga data 14 dhjetor shfaqet në të gjitha kinematë e vendit.

Për çfarë flet filmi?

Robi (40 vjeç) është një artist i “pashpërthyer” ende. Prej vitesh bën muzikë, por akoma nuk është bërë i njohur. Mendon se kjo mundësi do t’i krijohet nëse, së bashku me formacionin e tij muzikor “Zjarri“ arrin të fitojë konkursin kombëtar “ Yjet e së ardhmes”. Por asgjë s‘shkon sipas planit: sherrosja në një lokal e shpie në gjyq, ku i kanoset burgu… . Kur pas shumë vështirësish, gjykata ia konverton dënimin me punë në dobi të komunitetit, ai përfundon në një shtëpi të moshuarish, ku ka shefe fqinjën, të cilën prej kohësh e “torturon” përnatë me muzikën tij. Toleranca dhe temperamenti prej artisti e miqësojnë shpejt me të moshuarit, të cilëve u rizgjon dëshirën për të jetuar dhe e afrojnë me vajzën, e cila zë ta njohë nga një plan tjetër. Po puna është e lodhshme dhe me orë të zgjatura – mungesat e shpeshta bëjnë, që formacioni i tij ta zëvendësojë me një kitarist tjetër. Tentativa e tij për të bërë një kor me të moshuarit, shihet si shkelje, drejtoresha e largon nga puna dhe njofton gjykatën. Pa formacion dhe me një këmbë në burg, i duket se ëndrra u gropos përfundimisht, pavarësisht dashurisë me vajzën, derisa “miqtë“ e tij të moshuar e ftojnë të krijojë një formacion me ta. Sado e çmendur në fillim, ideja funksionon: ata arrijë të ushtrohen rregullisht fshehurazi drejtoreshës që mbikqyr të moshuarit dhe policisë që kërkon artistin. Edhe “zbulimi“ dhe më pas përplasja me drejtoreshën, jo vetëm që nuk i paralizon, por i bën të moshuarit “heronj“, të zgjedhurit e publikut dhe të të rinjve…, pavarësisht moshës dhe të papriturave, që ajo „ruan“ për ta.shtak në kërkim të suksesit, një zanë e mirë, ca të shkuara në kërkim të së ardhmes… Sfidojnë rregullat, moshën, vdekjen…

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej