Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Një ditë pas djegies/ Shpëton struktura e Notre Dame. Ja cili është miliarderi që afroi 100 milionë euro. Bujar Nishani: Shpresoj që Shqipëria do të ndihmojë për rindërtimin (foto + film)

Nga 27.al 0

Një ditë pas djegies së Katedrales së Parisit, Notre Dame, autoritetet franceze thanë që arritën të shpëtojnë nga djegia dy nga kullat e saj dhe strukturën shkëmbore të godinës gotike, 856-vjeçare.

Teksa mendohet që shkak i zjarrit kanë qenë punimet restauruese, pas luftës nëntë orë me flakët një prej zjarrfikësve është lënduar keq.

Presidenti Emmanuel Macron e cilësoi ngjarjen tragjike, por evidentoi si shumë të rëndësishëm faktin që u shpëtua struktura: “Ne do ta rindërtojmë katedralen të gjithë së bashku dhe ajo padyshim do të mbetet një nga destinacionet kryesore të Parisit”. Macron bëri me dije se shumë shpejt do të çelet një skemë ndërkombëtare e mbledhjes së fondeve, për rindërtimin e Notre Dame.

I pari që afroi një shumë të madhe parash për këtë qëllim ishte François-Henry Pinault, pronar i Kering group, i cili përfshin linjat e famshme të modës, Guçi dhe Yves Saint Laurent. Miliarderi francez premtoi një donacion prej 100 milionë eurosh.

Në Shqipëri ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka thënë: “Djegia e Katedrales Notre-Dame e Parisit ishte një tragjedi e kulturës dhe trashëgimisë për mbarë njerëzimin. Shpresojmë që Shqipëria t’i bashkohet kontributit për rindërtimin e saj. Kultura botërore një krenari e përbashkët!”.

https://www.dailymail.co.uk/video/news/video-1906300/Video-Sun-rises-Notre-Dame-Cathedral-day-fire.html

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej