Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Një dashuri e re për Rita Orën, nuk është McGregor!

Nga Klodiana 0

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora i ka thënë fund thashethemeve, duke bërë zyrtare lidhjen e saj me muzikantin Andrew Watt, me të cilin përflitej se ishte lidhur për më shumë se një vit.

Këngëtarja 27-vjeçare ka publikuar një foto bardhë e zi, gjatë një eventi në Londër, bashkangjitur të së cilit ka shkruar: “Mbrëmjen e kaluar”, mbishkrim të cilin e ka shoqëruar me disa ikonat zemre.

Pavarësisht se çifti është fotografuar duke shijuar pushime romantike në Romë, tetorin e vitit të kaluar, Rita ka preferuar të mos flasë për lidhjen e saj, duke e mbajtur të dashurin sa më larg rrjeteve sociale.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej