Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Një ashure letrare…

Nga 27-shi 0

Nga Iva Tiço

Një mikesha ime, e dashuruar pas Stambollit, më ka thënë gjithmonë, që kur të shkoja atje të mos mbetesha tek bakllavaja turke dhe kunefeja, por të mos ikja pa provuar ashuren. Gjë, që unë nuk e bëra asnjëherë, sepse mendoja që ashurja, ashure është, nuk ka ç‘të ketë kaq speciale: grurë, niseshte (nëse nuk ia del dot ta trashësh vetëm me zierje), kanellë, arra, por dhe ndonjë rrush, fik të thatë, a karafil, siç kam provuar shumë vite më parë në shtëpinë e aktores së ndjerë Violeta Manushi, që i priste e përcillte gazetarët, që i shkonin për intervista, edhe me gatime shtëpie.

Por ja ku, në një roman, “Bastardja e Stambollit”, të shkrimtares turke Elif Shafak (për hir të së vërtetës, një nga romanet më të dashura që kam lexuar vitet e fundit), atëherë kur ngjarjet rrokullisen drejt fundit dhe libri nuk lëshohet më nga dora, flitet dhe për ashuren, ëmbëlsirën e preferuar të një personazhi … “Ashurja ishte simbol i vazhdimësisë dhe i qëndrueshmërisë. Ishte sak koha të përgatitej kulloshtra e ditëve të lumtura, që do t’u vinte fshesën ditëve të zymta”. Dhe për fat, më tej, edhe receta.

Nuk është sigurisht ashurja klasike. Ka kaq shumë përbërës! Aq sa çdo lugë shijon ndryshe. Dhe kushton shumë më tepër sesa ëmbëlsira tipike, me të cilën jemi rritur (kajsitë e thata, lajthitë dhe stikat e pishës nuk janë gjëja më ekonomike e mundshme). Dhe ka shumë punë, një ditë të plotë, nëse llogarit dhe kohën kur përbërit lihen në ujë. Por ia vlen. Sepse e para, është fiks si ashurja e Stambollit: mikesha ime ma konfirmoi. Dhe e dyta, të nderon: jo të gjithë gatuajnë gjëra të veçanta, sidomos të dala nga faqet e romaneve.

Përbërësit:

½ filxhan me qiqra

1 filxhan me grurë të shtypur

1 filxhan me oriz të bardhë

1 filxhan e ½ sheqer

1/2 filxhan me lajthi të pjekura

1/2 filxhan me stika

1 lugë kafeje vanilje të bluar

3 filxhanë me ujë

1/3 filxhan me rrush të thatë

1/3 filxhan me fis të thatë

1/3 filxhan me kajsi të thata

1/2 filxhan me lëkurçe portokalli

2 lugë me ujë trandafili

Garnitura:

2 lugë me kanellë

1/2 filxhan me thelpi bajamesh të prera për së gjati

1/2 filxhan me kokrra shege

Për më shumë në: http://rozmarina.al/nje-ashure-letrare/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej