Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Nishani: S’jemi ndarë akoma nga e kaluara komuniste. Të shpallen të pafajshëm viktimat e diktaturës

Nga Klodiana 0

presidenti-nishani-p-euml-r-vizit-euml-n-euml-bullgari_hd

Presidenti Bujar Nishani ka bërë apel që të gjendet formula për t’i shpallur të pafajshëm viktimat e këtij sistemi. Gjatë pritjes së organizuar në Pallatin e Brigadave për festën e 28 Nëntorit, Kreu i Shtetit tha se zhvillimet e këtij viti kanë treguar se vendi ynë nuk është shkëputur ende nga e kaluara komuniste.

Kujtojmë se dekorimi nga Nishani i 67 ballistëve të pushkatuar shkaktoi debate të mëdha. “Në këtë ditë uroj të gjithë bashkatdhetarët tanë Gëzuar Festën e Pavarësisë Kombëtarët. Festën e Flamurit. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët. Më shpalljen e Pavarësisë, rilindja e vërtetë shqiptare mbërriti në apogjeun e vet. Po kështu dua të shpreh mirënjohje ndaj princ Vidit dhe mbretit Zog”, tha Nishani.

Duke vijuar më tej: “Sa herë kemi vendosur partinë mbi Shqipërinë, sa herë kemi vendosur interesin individual mbi atë të popullit, sa herë kemi cënuar standardet tona. Fjala e lirë është arritja jonë më e madhe, duhet ta ruajmë atë me çdo çmim. Çfarë ka ndodhur këtë vit na tregon se ende nuk jemi ndarë nga e kaluara jonë komuniste. Shteti shqiptar duhet të gjejë sa më parë formulën për t’i shpallur të pafajshëm të gjithë viktimat e të kaluarës. Duhet ta bëjmë pjesë të kurrikulave shkollore, dhe të dënojmë krimet e komunizmit, jo t’i relativizojmë ato. Ne duhet të nxëmë nga historia, dhe jo të vazhdojmë manipulimin e saj”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>