Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Nishani pret shoqatat e ricikluesve: Çështja nuk duhet politizuar

Nga Skenderi 0

Përfaqësues të Industrisë së Riciklimit në vend dhe anëtarë të Shoqatës së Ricikluesve,i parashtruan Preidentit Nishani  pikëpamjet, argumentet dhe pozicionin e tyre mbi efektet negative që mund të ketë mosdekretimi i Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve. Ata u pritën sot nga kreu i shtetit, në vijim të konsultimeve mbi Ligjin e Menaxhimit të Mbetjeve.

Nishani vuri në dukje se ka shumë nevojë, që për çështje të tilla të ndjeshme që përfshijnë shumë dimensione si ato të biznesit, ekonomik, strukturor, mjedisor, etj., zëri i aktorëve të ndryshëm të përfshirë të jetë më i fuqishëm. “Çështje kaq thelbësore e të ndjeshme nuk duhen politizuar në mënyrë që pastaj ato të mos dështojnë”, u shpreh Presidenti.

Kreu i Shtetit i garantoi pjesëmarrësit se ligjin në fjalë do ta trajtojë me shumë seriozitet dhe se do të mbajë një qëndrim sa më të argumentuar në raport me të, duke vazhduar ndërkohë edhe konsulta të mëtejshme me individë ekspertë të fushës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej