Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Nishani merr gradën “Doktor Nderi” në Stamboll, viziton varrin e Sami Frashërit

Nga Klodiana 0

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë vizitës së tij zyrtare në Stamboll, u vlerësua me gradën “Doktor Nderi” nga Universiteti më i vjetër i Stambollit, duke zhvilluar një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Turqi, si dhe bëri homazhe në varrin e Sami Frashërit.

Presidenti Nishani gjatë fjalimit tëtij në auditorin e Universitetit më të vjetër në Stambollit, ku ndër të tjera shprehu keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat e akteve terroriste në Stamboll e në qytete të tjera të Turqisë, si dhe solidaritetin me popullin turk në luftën kundër terrorizmit.

Kreu i Shtetit organizoi edhe një takim-pritje me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Stamboll dhe nga qytete të tjera të Turqisë, ku shprehu mirënjohjen për kontributin që këto shoqata kanë dhënë për ruajtjen dhe promovimin e vlerave më të mira kulturore e historike të shqiptarëve në Turqi, si dhe vijimin e ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve miqësore mes dy popujve.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>