Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

Nis pyllëzimi i Liqenit të Farkës, Bashkia mbjell 450 pemët e para

Nga Klodiana 0

Synimi për të bërë parkun e dytë pas Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka mbjellë 450 pemët e para në liqenin e Farkës.

Kreu i bashkisë Erjon Veliaj tha se mbjellja e pemëve në këtë park do të rrisë cilësinë e ajrit në radhë të parë, por edhe do ti japë liqenit një dimension të ri. Krahas pedonales që do të rrethojë parkun, tashmë ka nisur aksioni për pyllëzimin e plotë të hapësirave rreth liqenit.

Ai theksoi se mbjellja e pemëve në këtë zonë i shërben objektivit madhor që Bashkia e Tiranës i ka vënë vetes për të krijuar atë që në Planin e Përgjithshëm Vendor njihet si “Pylli Orbital”.

Kryebashkiaku i Tiranës njoftoi nismën për t’i krijuar mundësinë çdo qytetari që të kontribuojë në krijimin e Pyllit Orbital, duke mbjellë secili pemën e vet në hapësirat që do të përcaktohen nga bashkia.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej