Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Nis punën HEC-i i Banjës

Nga Skenderi 0

Hidrocentrali i Banjës, ka nisur sot zyrtarisht punën.

Vepra është një investim i gjigantit energjitik, Statkraft, që veç ndërtimit të hidrocentralit ka investuar edhe në infrastrukturë dhe përmirësimin e jetës për komunitetin e Banjës.

HEC-i i Banjës është pjesë e projektit “Devolli Hydropower”, që parashikon edhe ngritjen e Hidrocentralit të Moglicës.

“Sot po hapim zyrtarisht jo vetëm hidrocentralin, por po përurojmë edhe rrugën dhe gjithë bukurinë që e karakterizon zonën”, u shpreh një përfaqësues i Statkraft.

Ndërsa Kryeministri Rama e vlerësoi si një nga momentet që krijojnë shpresë dhe optimizëm të bazuar tek e ardhmja.

Është një moment historik për të gjithë këtë zonë që ndjehet e çliruar nga ankthi i izolimit. Ky moment është rezultat i një bashkëpunimi shembullor mes qeverisë shqiptare dhe njërës prej kompanive më të shquara në botë në sektorin e energjetikës. Hidrocentrali i Banjës është vepra e madhe e përfunduar në kaskadën e Devollit, ku u punësuan deri në 2000 mijë punonjës. Një sipërfaqe e barabartë me 2000 fusha futbolli”, tha kryeministri.

Hidrocentrali i Banjës pritet që të rrisë me të paktën 5 përqind prodhimin vendas të energjisë nga hidrocentralet.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>