Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Nis protesta, mijëra qytetarë në shesh kundër importit të plehrave

Nga Luljeta 0

Ka nisur pak minuta më parë protesta e qytetarëve kundër ligjit për importin e plehrave. Me mijëra qytetarë janë në shesh për t’i kërkuar qeverisë dhe parlamentit ndaljen e importit të plehrave. Protesta ka nisur në sheshin para Parkut Rinia dhe vazhdon përgjatë bulevardit. Forca të shumta policie janë organizuar për të mbajtur nën kontroll protestën.

Pak ditë më parë mazhoranca miratoi në parlament ligjin që lejon importin e plehrave në Shqipëri. Prej atij momenti, ka pasur reagime të ashpra të qytetarëve kundër qeverisë, kryesisht në rrjetet sociale. Sot është dita për të parë se sa aktivë janë qytetarët jashtë rrjeteve sociale dhe sa konkrete do të jetë protesta e tyre kundër qeverisë për të ndalur kthimin e Shqipërisë në një kazan plehrash për vendet e BE-së.

14440813_1187983114605775_4259867328534090240_n 14518210_1099720623468976_1154633005_n-png 14518397_1087235281392299_307736802_n 14518413_1087235331392294_305604049_n 14543353_1087235778058916_930124686_n 14543618_1087235921392235_2066477325_n

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej