Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Nis pelegrinazhi në kishën e Shën Ndout për 13 të marta radhazi

Nga Media 0

“Shën Ndou iu ndihmoftë!”. Kjo është përshëndetja që i bëjnë njëri-tjetrit pelegrinët që i drejtohen kishës së Shën Ndout, në Laç.

Nga sot nisin 13 të martat, ku mijëra pelegrinë nga i gjithë vendi, të bindjeve dhe besimeve të ndryshme fetare, ngjiten në malin e shenjtë, në kishën e Shën Ndout, në shenjë sakrifice, falënderimi dhe lutjeje për t’iu plotësuar dëshirat.

Pelegrinët ngjiten në këtë mal, duke kryer gjatë të gjithë rrugës rite të ndryshme, si vendosjen e rrobave, përshkimin e shenjave të ndryshme në gurë dhe mure, ndezja e qirinjve, vizita te shpella e Shën Vlashit, si dhe marrja pjesë në meshën tradicionale që kremtohet me këtë rast.

Një rrugë vërtet e gjatë, e lartë dhe me shkallë të lodhshme, por askush nuk ankohet. Të gjithë, pasi mbërrijnë në krye shprehen se është rruga e mrekullive, e shpresës dhe ndihmës së pritur nga shenjti dhe askush nuk ndien lodhje, përveçse harmoni./T.CH

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej