Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Nis grumbullimi i studentëve pranë Fakulteteve, kyçen dyert

Nga Media 0

Pas festave të fundvitit, studentët do tu rikthehen këtë të hënë protestave.Të dielën në mbrëmje studentët u mblodhën në Qytetin Studenti për të riorganizuar qëndrimin e tyre. Zgjidhjen e dhënë nga kryeministri nuk e pranojnë pasi e duan me votën në parlament dhe jo me vendim të këshillit të ministrave. Në protestën e sotme ata kanë ftuar të gjithë qytetarët që duan të protestojnë për të drejtat e tyre.Studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave të tyre, jo me Vendim të Këshillit të Ministrave, por me votë në parlament.

Ora 09:15 Paralajmërimi për Ramën: Sot do të shohë fytyrën e vërtetë të studentëve

Studentët mbeten të vendosur për bojkot 100% të auditoreve ditën e sotme.Teksa ka nisur grumbullimi i tyre, studentët tek Politekniku në një prononcim për gazetaren e Ora News, Nertila Dosti, u shprehën se veç Tiranës do të ketë protestë dhe në rrethe.

Lidhur me Paktin për Universitetin të qeverisë, ata e cilësojnë fasadë. Teksa lëshuan dhe një paralajmërim për Ramën.

Studenti: Kjo është thirrja e fundit nga studentët. Sot do të shohë fytyrën tonë të vërtetë sepse deri tani është tallur me ne. Boll me tentativat me freshista, pedagogë dhe rektorë të shitur. Ne nuk na blen dot.Kemi pasur presione. Që në mëngjes ka ardhur poolicia duke mos na lejuar të thirrim studentët për bojkot. Studentëve u janë bërë presion dhe nga dekanët dhe anëtarët e partive që janë futur në Universitete, kryesisht FRESSH. Por nuk do t’ia arrijë dot, kauza jonë mund të jetë politike, por nuk është partiake.

Ora 08:58 Nis grumbullimi i studentëve

Ka nisur grumbullimi i studentëve pranë Fakulteteve përkatëse. Gazetarët e Ora News do të përcjellin hap pas hapi çdo zhvillimi.

Që në orët e para të mëngjesit, studentët kanë kyçur portat për të mos lejuar zhvillimin e mësimit me dry, por edhe me gozhda.

Nga Fakulteti i Politeknikut raportohet se një pjesë e studentëve kanë nisur mësimin.

Ora 08:23 Studentët kalojnë në aksion, gozhdojnë dyert e Fakulteteve

Studentët e kanë nisur herët në mëngjes aksionin e tyre. Klajdi Bello, një nga studentët me aktivë të protestës, ka postuar një video në fb, ku shihet një student me duke gozhduar derën e një prej Fakulteteve për të mos lejuar zhvillimin e procesit mësimor.

Asnjë tërheqje nga 9 kërkesat

Këtë të hënë (7 janar 2019) studentët do t`i lënë serish bosh auditorët dhe do t`i rikthehen protestës.  Ata paralajmërojnë një tubim masiv para Kryeministrisë me mbështetje të studentëve të rretheve dhe qytetarëve.

Nuk kanë hequr dorë nga 9 kërkesat ndërsa thonë se ato mund të shtohen pasi çdo fakultet do të përpilojnë në vijim një liste me problematikat për të cilat do të kërkojnë zgjidhje nga qeveria.

Organizimi do të jetë i njëjtë do të nisë nga fakultetet në orën 8 dhe në orën 10 do të marshohet drejt kryeministrisë. Pankartat nuk do të mungojnë, paralajmërojnë edhe surpriza, por nuk pranojnë të zbulojnë detaje.

“Protesta do të vijojë me orare të zgjatura, por turni i natës do të hiqet, sepse bëhen presione dhe makinacione të shumta”, tha një tjetër student.

Sa i përket paktit me universitetin, lançuar nga kryeministri, studentët nuk shprehen të kënaqur dhe thonë se nuk është zgjidhur asnjë prej kërkesave.

Protesta nuk do të ketë një afat, studentët shprehen se ajo do të përfundojë në momentin që kërkesat të marrin zgjidhje, po ashtu nuk përjashtojnë mundësi për përshkallëzim.

http://www.oranews.tv/article/studentet-i-rikthehen-protestave-para-kryeministrise-plotesimin-e-kerkesave

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej