Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Nikos Kotzias “kërcënon” Komisionerin Johannes Hahn

Nga 27.al 0

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias ka mprehur lapsin e kritikës ndaj Komisionerit Johannes Hahn.

Ai i ka dërguar një letër zyrtarit të Brukselit “në përgjigje të një keqinterpretimi” për një çështje të paqenë si ajo Çame.

Kotzias e vlerëson si të “të papërgjegjshme dhe joserioze” mënyrën se si Komisioneri Hahn trajtoi Çështjen Çame.

Diplomat i Athinës akuzon se Komisioni Europian nuk është këshilluar dhe hulumtuar në mënyrë të plotë për çështjen, kur pozicioni i Greqisë i është bërë i njohur Komisionit.

Në fund Kotzias e përsërit se Greqia nuk do të njohë kurrë Çështje Çame:

Unë përfitoj nga ky rast për të përsëritur edhe një herë qëndrimin tonë të fortë për këtë çështje. Për Greqinë, nuk ka asnjë “Çështje Çame”. Prandaj, nuk ka pasur dhe kurrë nuk do të jetë një çështje e tillë në agjendën shqiptaro-greke.”

Por ministri Kotzias nuk ndalet me kaq në letrën e tij kërcënuese. Ai thotë që nëse Komisioni do të miratojë argumentet nacionaliste të atyre që këmbëngulin në rivendosjen e një problematike të paqenë, kjo do të përbënte pranimin e  një rrëfimi revizionist të historisë europiane, e cila do të frymëzonte irredentizmin, duke rikkthyer në shumë pjesë të kontinentit çështje të zgjidhura në mënyrë të pakthyeshme menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Kotzias është i shqetësuar që të mos ketë asnjë referencë të ngjashme, sipas tij  mashtruese në raportin e progresit për Shqipërinë, sepse kjo do të kishte kishte pasoja shumë serioze në marrëdhëniet e Greqisë me Komisionin dhe Shqipërinë.

Në fund të letrës ministri i jashtëm i Greqisë nuk i shpëton tundimit t’i tregojë udhët Shqipërisë:

Shqipëria duhet të mbetet e angazhuar për reformat europiane. Rrjedhimisht, zbatimi i qëndrueshëm, i integruar dhe i plotë i pesë prioriteteve kyçe është thelbësore për fillimin e negociatave për anëtarësim. Kjo është e rëndësishme, jo vetëm për transformimin e përgjithshëm institucional të vendit dhe kredibilitetin e procesit të zgjerimit.”

http://www.mfa.gr/epikairotita/diloseis-omilies/epistole-upeks-kotzia-ston-epitropo-dieurunses-tes-ee-hahn.html

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej