Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Nik Xhelilaj nominohet për çmimet prestigjioze të filmit në Gjermani

Nga Media 0

Aktori shqiptar Nik Xhelilaj ka marrë një nominim të rëndësishëm në Gjermani.

Televizioni gjerman WELT dhe faqja Welt.de e kanë nominuar Xhelilajn në kategorinë e aktorit më të mirë të ri.

Xhelilaj, bashkë me nëntë aktorë e aktorë të tjerë të rinj janë nominuar për ICONIST – në kërkim të ikonave të reja të aktrimit.

Në mesin e të nominuarve është edhe Edin Hasanoviq – aktor gjermano-boshnjak i lindur në Bosnje.

Xhelilaj është nominuar në këto çmime për rolin e tij në filmin gjerman televiziv Winnetou ku Xhelilaj vjen në rolin kryesor. Filmi është i bazuar në tri novela të Karl May.

Xhelilaj ka kërkuar votën për tu zgjedhur ikona dhe për të fituar në këtë kategori, ndërsa në çmimet e ICONIST dhe WELT janë edhe kategori të tjera.

/kultplus/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej