Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ngacmimet seksuale, denoncon edhe Jennifer Lopez

Nga Klodiana 0

Valës së denoncimeve për molestime i është shtuar edhe Jennifer Lopez. Aktorja dhe kërcimtarja amerikane ka treguar në një intervistë për “Harper’s Bazaar” se i është bashkuar lëvizjes #MeToo me një denoncim të saj.

“Bëhet fjalë për një nga provat e para të mia për të marrë pjesë në një film në vitet ‘90. M’u kërkua nga regjisori të hiqja këmishën dhe t’i tregoja gjoksin. Unë nuk e bëra. E dija që ajo nuk ishte rruga e duhur. Në mendjen time ishte e qartë që nuk ishte një sjellje e mirë. E di që do përfundonte në një tjetër mënyrë, por mendoj se në fund shpirti i Bronx (vendi ku është rritur) më kujtoi që disa gjëra nuk i bëjmë”, tha Jennifer Lopez.

Pyetjes nëse ka patur abuzime gjatë kohës që ka qenë në Hollywood, Lopez u përgjigj duke u menduar pak më gjatë. “Nuk kam patur abuzime në mënyrën se si kanë denocuar shumë aktore kohët e fundit”, tha J-Lo.

/top-channel.tv

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej