Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Nga ora e Bushit te lista për Shpëtim Idrizin

Nga 27.al 1

Në një intervistë bizarre që Edi Rama dha në studion e Rudina Xhungës, tha në një çast se ai kishte bërë gabime në jetë, por nuk kishte gënjyer kurrë. “Unë nuk gënjej kurrë”, shpalli ai solemnisht. Debatuesit nuk ia vunë shumë veshin këtij përbetimi, sepse po kërkonin ta çelnin polemikën në një rrafsh tjetër politik, narkotik dhe jo moral. Edi Rama kërkonte një tjetër breg, ku të notonte, sepse vala po e mbyste, ndaj ulërinte, bërtiste, përqeshte dhe në fund përbetohej.

Tani, t’i futesh punës dhe të kërkosh rrenat e tij dhe makinës propagandistike që ai përfaqëson nuk duhet shumë mund, por mjaft të sjellësh në kujtesë vetëm orën e Bushit, të cilën ai bashkë me kodoshët e tij tha se e vodhën në Kamëz. Ky lajm u përhap me shpejtësinë e dritës dhe pavarësisht se Bushi e përgënjeshtroi me foto dhe film që e kishte orën në kyç, askush nuk e besoi më. Rëndom, kur duan të të shpotisin në Perëndim dhe të vënë në dukje që shqiptarëve u ngjit dora, ta plasin sot e kësaj dite këtë historinë e orës së Bushit, të cilën e shpiku institucioni i rrenës që përfaqëson njeriu që nuk gënjen. Në të gjitha teoritë e gazetarisë, marrëdhënieve me publikun dihet që gënjeshtra e stisur dhe e ngjizur në ambjentin e duhur ngjit e përhapet si me qenë kolerë.

Ky mekanizëm u përdor dhe për listën e famshme që publikoi një blog, krejt anonim, ku nuk i referohej asnjë burimi, asnjë gazete, i referohej vetëm një shqipeje shumë të çalë, por që propaganda, portalet, gazetat, mediat e qeverisë e “shitën” si burime greke. Në këtë lisë gjendej si Artur Zheji, si Muç Nano, si Olta Gixhari, si Ardit Gjebrea dhe qershia mbi tortë, Shpëtim Idrizi. Ky i fundit ka denoncuar qysh para një viti ndikimin me para të Greqisë në politikë dhe media, por duhej vënë në shtyllën e turpit prej një të lojturi si Festim Lato, agjenti i UDB-së si Rustem G. dhe padyshim makinës së propagandës që nuk kursente dikur djalin e vetë Edi Ramës, jo më Shpëtim Idrizin, vetëm që t’i shërbehet po Edi Ramës.

Askush nuk bëri një lundrim të vogël tek gazeta që përflitej, jo më të kryente një verifikim më të hollësishëm si ndodh rëndom në gazetari. Fjala vjen, mirë gjithë këta që përmenden qenkan shitur, por Olta Gixhari, kjo aktore bukuroshe përse duhej blerë nga Greqia? Ndikon gjë Olta me hiret e saj në sabotimin e Çështjes Kombëtare apo tek Marrëveshja e Detit? Po Arditi, ça lidhje ka me politikat kombëtariste dhe tradhëtinë kombëtare apo meqë ka pjesë të emisionit “Shihemi në gjyq”? Po Muç Nanon që sot e akuzonin në faqe të parë si të shitur te greku, meqë është kundër Sali Berishës dhe nuk e fsheh simpatinë që ka për qeverinë…

Po dje, Edi Rama bëri një tëitter, ku shfaqi të gjithë edukatën dhe delikatesën e tij, kur shkruante: “Shpif, shpif, se lirohesh”. Ky gjeni i tallavasë së gjuhës shqipe kërkon që të hedhë në gjyq, të gjithë ata që shpifin, sepse si thotë vetë i kuiste fëmija si qen, kur një gazetë i botonte një dokument gjyqësor, ku i biri pretendohej nga ai vetë se ishte fëmija e gjyshit. Ja ka falur pronarit të gazetës, sepse përdor të njëjtën gazetë dhe të njëjtin mekanizëm që shpikë lemerira të ngjallin krupën.

Ja ky është njeriu që nuk ka gënjyer kurrë, i cili ka miq të afërt po njerëz që nuk kanë gënjyer kurrë, ani se i kuiste fëmija karthi.

Loading...

Komente (1)

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej