Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Nga George Washington te Donald Trump, veset dhe sekretet e presidentëve të SHBA

Nga Media 0

 

Nga Roland Qafoku

Kur George Washington mori detyrën kishte 400 skllevër. Kishte raste që Thomas Jefferson bënte takime në zyrë i veshur me pizhama. I cilësuar si babai i Kushtetutës, James Medison ishte i gjatë 1.65 metra. Teksa zihej me sekretarin e Thesarit, James Monroe e ndoqi atë me vrap nëpër korridoret deri jashtë Shtëpisë së Bardhë për ta qëlluar.

Andreë Jakcson kishte bërë 100 duele me pistoletë përpara se të zgjidhej shef i Shtëpisë së Bardhë. Johan Tyler kishte 15 fëmijë. Gruaja e Zachary Taylor lutej në kishë që burri i saj të mos fitonte garën për president. Abraham Lincoln urdhëroi varjen në mes të qytetit të 307 personave. Andrew Johnson ishte me profesion rrobaqepës. Rutherford Hayes ndaloi përdorimin e alkolit në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë presidencës së Frenklin Roosevelt pati më shumë tradhëti bashkëshortore se asnjëherë tjetër në historinë e presidencës. Hurry S. Truman drejtonte vetë avionin privat dhe ulej në pistën e Shtëpisë së Bardhë duke krijuar shpesh situate alarmuese për siguinë. Dwight Eisenhour-in nuk guxonte njeri ta ndërpriste teksa luante golf në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë edhe kur kishte një situatë gati për luftë. John Kennedy ishte i pari marinar qe u bë president dhe jahti i tij ishte më shumë vajza se sa marinarë. Lindon Johnson drejtonte makinën me 150 kilometra në orë ndërsa pinte ëiski. Richard Nixson e fali Elvis Priesly-n që u fut më pistoletë në brez në zyrën e tij. Gerard Ford dilte natën në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë për të shëtitur qenin. Jimmy Carter është I vetmi president që ka deklaruar se ka parë një UFO.

Ronald Reagan ishte aktor dhe shoëman përpara se të bëhej shef i Shtëpisë së Bardhë. Jeta private e Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë u bë spektakël publik për amerikanët. Nga presidenti i parë e deri te 45-si i sapozgjedhur, të gjithë kanë patur anët e tyre të mira, por edhe dritëhijet. Historia e SHBA-së na ka mësuar se të gjithë ata ishin njerëz si gjithë të tjerët që në kohë të ndryshme, fati, ambicja por edhe rrethanat i bënë të futeshin në histori. Nuk bën përjashtim nga e gjithë parada e 45 presidentëve as Donald Trump. Sado për të të kenë bërë etiketime dhe cilësime, shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë nuk bën fare përjashtim nga paraardhësit e tij.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>