Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Nga çoban në më të mirin e kontinentit, historia e dhimbshme e Luka Modriç

Nga Klodiana 0

Konsiderohet një gjeni i mesfushës derisa shumë e quajnë “Luka me plot fat”. Biografia e Luka Modriç është plot me fakte biografike, tepër interesante që nga koha e tij si fëmijë, ku kanë dalë në dritë shumë të panjohura që nuk njiheshin për të dhe familjen e tij. Por, tashmë, ai nuk mund t’i fshehë më nga ne.

Ai lindi më 9 shtator të vitit 1985 në Zadar të Kroacisë. Modriç qysh i ri u detyrua që të largohet nga shtëpia e tij, sepse serbët sulmuan fshatin e tij gjatë  luftës së Bosnjes. Nëna e tij, Radojka Modriç ishte një punëtore tekstili, kurse babai, Štipe Modriç, ishte një mekanik i ushtrisë, i cili riparonte makina për ushtarët kroatë gjatë luftës.

Luka thuhet se kishte pasur përvoja të tmerrshme gjatë Luftës kroate në Zadar.

“Ai ishte një djalë që luante vazhdimisht në parkingun e hotelit, kur ishte fëmijë.”, ishin fjalët e NK Zadar, Josip Bajlo.

Ishte i dobët dhe më shtatshkurtër se të tjerët për moshën e tij, por mund ta shikonit se ai në vete kishte diçka speciale. Luka vazhdimisht është gjykuar për atë se është i shkurtër. Ai ishte konsideruar i vogël dhe i dobët si një dikush, i cili nuk ka trup për të luajtur futboll. Vetëm një person ishte i bindur që ai do të ishte një lojtar i madh. Topi duket “bukur në këmbët e tij”, përderisa Luka vazhdonte të luante në një dhomë hoteli me familjen e tij. Një mënyrë që ai të shihet se a është futbollist i mirë ishte të shkonte në prova më të rinj. Kjo mundësi erdhi me në fund. Prova e parë e Lukas ishte në Hajdukun e Splitit. Fatkeqësisht, siç thonë të tjerë, ai ishte refuzuar nga Hajduku, pikërisht për shkak të gjatësisë dhe anës fizike të tij.

Ende nuk është se çfarë bëri Zoti që ndryshoi këtë tregim. Duket se ishte destinuar që Luka të jetë një lojtar i madh. I riu Luka fillon të stërvitet për të rritur fuqinë e fortë. Ai më vonë bëri që njerëzit e tjerë të mendojë për atë se ai ishte i vogël dhe fizikisht i dobët. Kjo erdhi në një kohë kur njerëzit e quajtën sukses i “ngushtë” kur ai u pranua në Dinamo Zagreb. Ishte i lumtur, sepse këtu filloi karriera e tij. Modriç, shumë shpejt arriti që të hyjë në ekipin e parë dhe ata treguan besim në kualitetin e tij. Dinamon e Zagrebit ia zgjati kontratën 10 vjet. Ai kishte një fillim të ngadaltë, filloi të rritet dhe tashmë ishte një pjesë kruciale për zyrtarët e klubit. Për përvojë, Luka u huazua në Zrinjski Mostar pasi luajti për Dinamon e Zagrebit. Kjo ishte pika ku ai filloi të luajë mirë. Ai po ashtu pati një huazim në Inter Zapresiç në Bosnje. Pasi tregoi maturi, u kthye për të debutuar për senior te Dinamo më 2005. Ai fitoi tri herë radhazi titullin dhe kupën. Luka mori çmimin e parë si lojtari më i mirë i Kroacisë në Prva HNL më 2007.

Kalimi në Tottenham dhe Real Madrid

Më 2008, ai u transferua në Premier League, tek Tottenham Hotspurs, ku i udhëhoqi Spurs për herë të parë për në Ligën e Kampionëve pas pothuajse 50 viteve, duke arritur në çerekfinale të kësaj gare më 2010-11.

Pas sezonit 2011-12, ai u largua për në Real Madrid për 33 milionë paund.

Të tjera janë histori

Cila është gruaja e Lukas. Tregimi i dashurisë së Luka Modriç është Vanja Bosniç.

Ata filluan të takohen në vitin 2006, gjatë kohës së rikthimit të tij nga huazimi në Dinamon e Zagrebit. Luka e bëri atë agjente, përderisa ai i besonte që ishte gruaja e ëndrrave të tij. Në fakt, Vanja është një grua e fortë që qëndron pas Luka Modriç. Ajo ishte truri që qëndroi pas transferimit të tij në Tottenham dhe mandej në Realin e Madridit.

Luka Modriç gjithmonë thotë se ende është marrëzisht i dashuruar në sytë e saj të gjelbër, fytyrën e bukur dhe gjatësinë dhe këmbët e saj të bukura. Nga martesa e tyre ata kanë djalin Ivanon, Eman dhe Sofian. Modriç konsiderohet shembull për jetë të qetë në familje. Ai beson se të tjerët duhet ta shohin si futbollist e jo si një të famshëm.

Modriç e fitoi Topin e Artë

Luka Modriç i ka dhënë fund dekadës se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, duke fituar dje në Paris Topin e Artë. Kroati pati sukses të madh në Ligën e Kampionëve, ku fitoi tri herë me radhë me Real Madridin, derisa me skuadrën e tij modeste, Kroacinë, arriti në finale të Botërorit në Rusi që u mbajt këtë verë.
Prej 2008 ky çmim është ndarë në mes të Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldos. Por, kësaj here Modriç u votua më 753 pikë, duke u përcjellë nga ylli i tanishëm i Juventusit, Cristiano Ronaldo më 476 pikë. Antoine Griezmann është i treti më 414 pikë, pastaj Kylian Mbappe më 347 pikë.
/GazetaExpress/
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej