Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Neymar te Real Madrid, Zidan: E do e gjithë bota e futbollit

Nga Klodiana 0

Real Madrid do të tentojë me çdo kusht fitoren nesër në “La Liga” kundër Deportivo La Coruna-s për të larguar sadopak këtë moment të vështirë që po kalon që në sfidën e fundit në kampionat kundër Villareal preku kulmin.

Në intervistën para ndeshjes tekniku Zinedin Zidan foli jo vetëm për sfidën por edhe për çështje të tjera.

Deportivo do të jetë një rival, që udhëton shumë e motivuar…

Unë mendoj për veten. Deportivo është një ekip që do të kërkojë përqendrimin maksimal. Ne do të kemi nevojë për intensitet, gjithmonë duke menduar se nuk ka rëndësi pozicioni i kundërshtarit në klasifikim. Ndeshja e nesërme do të jetë e vështirë.

A kanë më rivalët respekt për “Santiago Bernabeu”?

Nuk më intereson, ose nuk duhet të mendoj për këtë. Ne duhet të mendojmë për veten. Nuk më intereson çfarë thuhet dhe çfarë mendojnë rivalët. Ne duhet të tregojmë se kush jemi dhe nesër do të kemi një mundësi tjetër për këtë.

Kur do të kthehet Sergio Ramos?

Javën e ardhshme duhet të stërvitet me ne normalisht, sepse shërimi ka shkuar mirë, por duhet të shikojmë gjendjen e tij çdo ditë.

A mbetet ende objektivi juaj fitimi i titullit?

Ne do të luftojmë në të gjitha ndeshjet që kemi, prej tani e deri në fund.

Me dëmtimin e Vallejo, a do të nënshkruani me ndonjë lojtar tjetër?

Me asnjë, asnjë.

A keni një mendim tjetër nga klubi për merkaton?

Unë kurrë nuk do të kem probleme në këtë drejtim. Nëse flasim për diçka, gjithmonë është e koordinuar me klubin. Ne nuk do të nënshkruajmë me asnjë në këtë merkato dimri. Në këtë pikë nuk ka mendime të ndryshme te Real Madridi.

A keni menduar për dorëzimin?

Unë gjithmonë mendoj pozitivisht, jo negativisht. Gjithçka mund të ndodhë gjithmonë, por unë do të vazhdojë të luftoj siç kam bërë gjithmonë dhe si janë vlerat e këtij klubi.

A do të luajë BBC?

Të tre do të jenë me ne dhe si gjithmonë nuk do të them tani se kush do të luajë.

Shtypi e vendos Neymarin në Madrid…

Nuk jam këtu për të folur mbi lojtarët që nuk janë të mitë. Natyrisht, Neymar është një lojtar shumë i rëndësishëm, e do tërë futbolli i planetit. Ai është një lojtar i madh.

mhttp://telesport.al/zidane-neymar-te-real-madridi-e-gjithe-planeti-futbollit/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej