Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

“The New York Times”: Flija, ushqimi tradicional shqiptar në mes të New York

Nga Klodiana 0

“The New York Times”, i ka dhënë hapësirë një restoranti në Bronx, që sikurse që ka emërtimin “Tradita”, po ashtu ofron ushqim tradicional shqiptar.

Gazeta prestigjioze shkruan edhe për specialitetin shqiptar, flinë, që po ashtu shërbehet në këtë restorant me pronar, Ramiz Kukaj nga Peja.

Ramiz Kukaj, një shqiptar nga Peja, për herë të parë kishte menduar për restorantit “Tradita”, nëntë vite më parë, pasi djali i tij, atëherë 12 vjeç e kishte pyetur nëse ka ndonjë vend që t’i dërgonte shokët e tij në një restorant shqiptar, në mënyrë që t’i tregonte për traditën e popullit të tij, thuhet në këtë artikull.

Në vijim artikulli shpjegon se si Ramiz Kukaj kishte shkuar në Pejë dhe kishte filluar të “koleksiononte” traditën, në mënyrë që t’a shërbente në restorantin “Tradita”, ku edhe ka jetësuar ëndrrën e tij, bashkë me dy partnerë dhe djalin e tij Kastriotin, tashmë 21 vjeç.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej