Ka than' i moçmi: 

"Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë."

 
                                                                                        -Gjergj Fishta

“The New York”: Bota me sytë nga Kosova, pritet të arrestohen figura kyçe politike

Nga Klodiana 0

Prestigjiozja amerikane “The New York”  në një artikull shkruan se e gjithë bota ka sytë mbi përpjekjen e Kosovës për të ndaluar gjykatën e krimeve të luftës.

Artikulli thotë se përpjekjet e Kosovës për të pezulluar gjykatën e krimeve të luftës që do ndjek penalisht mizoritë e kryera nga shqiptarët gjatë luftës po kërcënojnë marrëdhëniet me aleatët perëndimorë që mbështeten ndarjen e Kosovës nga Serbia.

“Gjykata, e vendosur në Holandë, u krijua në vitin 2015 nga Parlamenti i Kosovës nën nxitjen e aleatëve perëndimorë të vendit. Një ekip i gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë që do të veprojnë nën juridiksionin e Kosovës, pritet të dëgjojë raste të krimeve të luftës kundër ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtarët që luftuan në luftën e viteve 1998-99 për t’u larguar nga Serbia”, thotë artikulli.

Më tej thuhet se ish-pjesëtarët e UÇK-së kanë marrë pushtetin në Kosovë, vend ky me shumicë etnike shqiptare prej 1.8 milionë banorësh dhe tani përbëjnë elitën politike, përfshirë presidentin dhe kryeministrin aktual. “Në dhjetor, një grup ligjvënësish, veteranë të UÇK-së, u përpoqën të nxisin një votim në parlament që do të pezullonte ligjin e Kosovës që shfuqizon gjykatën. Votimi kurrë nuk u zhvillua, por sponsorët e saj pohuan se kishin mbështetjen e Presidentit Hashim Thaçi, i cili më parë ishte akuzuar për udhëheqjen e një rrjeti të krimit të organizuar”, thotë artikulli.

Duke ju referuar artikullit të “The New York Times”, thuhet se kjo është bërë për shkak të frikës së disa figurave politike që mund të përballen me arrestim.

“Disa ish-komandantë të UÇK-së, duke përfshirë presidentin Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, thuhet se po udhëheqin përpjekjet për shfuqizimin e ligjit që rregullon gjykatën, e njohur zyrtarisht si Dhoma e Posaçme e Kosovës dhe Prokuroria e Specialistëve”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej