Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Nespullat, fruti me veti të shumta shëndetësore

Nga Klodiana 0

Nespullat janë një prej frutave me veti të shumta shëndetësore, janë antioksidues, antiinflamatorë, reduktojnë kolesterolin, i bëjnë mirë lëkurës dhe shikimit, përveçse përmbajnë shumë ujë dhe pak kalori.

Një tjetër veti e tyre është se ngopin shpejt, ndaj mund të përdoren ndërmjet vakteve, përveçse janë të shijshme.

Nespullat janë të pasura me kripëra minerale, fibra dhe vitamina, kryesisht A dhe C.

Ndihmojnë për të rregulluar funksionin e aparatit tretës si dhe pastrojnë gurët e vegjël në veshka, duke lehtësuar nxjerrjen nëpërmjet urinës.

Nespullat e pjekura ndihmojnë kundër kapsllëkut. Po ashtu konsumi i rregullt i tyre ndihmon për të parandaluar inflamacionet e fytit.

Nespullat reduktojnë kolesterolin dhe mbrojnë nga sëmundjet kardiake, pasi përmbajnë potas, i cili redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Prania e fibrave tek ky frut, siç shkruan noa.al, ndihmon për të reduktuar kolesterolin e keq në gjak, LDL.

Nespullat ndihmojnë edhe për të ulur temperaturën, në rast të temperaturës së lartë. Gjithashtu parandalojnë kancerin në zorrën e trashë për shkak se përmbajnë pektinë, një fibër e cila luan rol laksativ duke ndihmuar në eliminimin e toksinave.

Nespullat janë të pasura me flavonmoide, antioksidantë dhe acid ferulik që ndihmon për të frenuar dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Ndër të tjera vitamina A që gjendet tek nespullat, e mbron lëkurën nga plakja dhe nga dëmet e shkaktuara nga agjent të jashtëm. Gjithashtu kjo vitaminë luan rol mbrojtës ndaj retinës së syrit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej