Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Nesër merr një libër me vete dhe udhëto falas me autobus

Nga Ejona 1

Të gjithë ata që do të mbajnë një libër me vete, do të mund të udhëtojnë falas me transport publik

Kjo është nisma e re e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës për ditën Ndërkombëtare të Librit që është nesër më 23 prill.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehet se kjo nismë më tepër u drejtohet studentëve të cilët udhëtojnë për në universitete, duke e konsideruar ndihmë për ta dhe për vete.

“Para pak kohësh shikonim punonjësit e ministrisë sonë, të cilët ofroheshin në Kinostudio me një libër në dorë, për të kaluar ato momentet e tyre në autobus. Ne menduam se kjo do të ishte edhe më mirë nëse do të merrte një vlerë tjetër. Akoma më tepër i drejtohet edhe studentëve, të cilët udhëtojnë drejt universiteteve. Menduam se do të ishte një ndihmë për ta, por edhe një ndihmë për ne për të bashkuar të gjithë personat drejt librit”, shprehet Margariti.

Nëse kjo nismë do të përqafohet nga shumë shqiptarë, ka mundësi që të mos vihet në zbatim vetëm për një ditë, në ditën Ndërkombëtare të Librit.

Loading...

Komente (1)

  1. Po…ë me rigon! Në autobuzin që rrimë si sardhele nuk fut dot duart në xhep e ho më të nxjerrêsh librin e të lexosh. Qesharake!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej