Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Nepotizëm në qeveri? Gent Cakaj “dhëndëri” i Edi Ramës? Nëse jo përse nuk e përgënjeshtron?

Nga 27-shi 0

Para disa javësh Gent Cakaj doli në një konferencë për shtyp dhe komunikoi shkarkime diplomatësh, sepse i akuzoi ata për nepotizëm. Madje, në këtë rast tha: “… Sfida evropiane e Shqipërisë dhe agjenda jonë reformiste e kapërcimit të pellgut të ndenjur të së shkuarës, nuk përkon kurrsesi me nepotizmin, klientelizmin dhe korrupsionin moral në asnjë sektor e lëre më pastaj në përfaqësitë e Shqipërisë nëpër botë”.

Prej ditësh në shtypin e Kosovës, ministri i Jashtëm në këmbë të Edi Ramës përflitet se bashkëjeton me vajzën e këtij të fundit, Rean.

Vetë Gent Cakaj është shprehur tejet i mërzitur në një tjetër komunikim me gazetarët se shtypi merret me jetën e tij personale, por nuk e ka mohuar këtë bashkëjetesë.

Në fakt, nëse ky lajm është i vërtetë kemi të bëjmë me nepotizëm në nivelin më të lartë të qeverisë.

Nëse ky lajm është kallp ministri duhet të dalë në konferencë shtypi ta përgënjeshtrojë, sepse jeta e tij private në këto nivele është jetë publike, ku dyshimet për nepotizëm kanë pasoja të rënda politike.

Por, halli më i madh është se mos ndonjë njeri zemërzi mendon që Gent Cakaj është ministër, për arsye nepotizmi dhe jo, pse është gjeni si e përshkruan i ashtëquajturi “vjehërr” sipas thashethemeve dashakeqe.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej