Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Nëna shqiptare dëbohet nga SHBA pas 15 vitesh, ja kë zgjedhin fëmijët

Nga Media 0

Një grua shqiptare pritet që të dëbohet të hënën nga Amerika. Ajo kishte shkuar ilegalisht më 2002, derisa nëse diçka nuk ndryshon, do të dëbohet të hënën, shkruajnë mediat amerikane, njëra ndër to “courant.com”.

Denada Rondos gjithashtu është gruaja e një pronari lokali në SHBA. Burri i saj është Vironi, i cili është shqiptar, por me nënshtetësi greke. Ai u largua nga Shqipëria në vitin 1999, por nuk do të dëbohet.

32-vjeçarja kishte hyrë ilegalisht në SHBA me një pasaportë të një vajze të ngjashme me të, dhe vetëm një vit më vonë kishte kërkuar azil, por përgjigje pozitive nuk kishte pasur deri më tani, kurse përgjigja për dëbim i kishte ardhur të premten.

Ajo nuk dëshiron të kthehet në Shqipëri. Qëndrimin e saj e mbron edhe burri i saj. Ai thotë se kanë provuar gjithçka deri më tani. Vironi thotë se grekët nuk janë të dashur në Shqipëri, ashtu si edhe ortodoksët. Madje, ai ka thënë se një shok të tij e kanë vrarë vetëm pse flet greqisht.

Pavarësisht të gjitha këtyre rreziqeve që ata i përshkruajnë tre fëmijët Niko (7), Katarina (5) dhe Alexandra (1), do të shkojnë me nënën e tyre në Shqipëri.

Ai ka shtuar se ka punuar për gjashtë ditë në javë nga dhjetë orë për familjen e tij, dhe është e vështirë t’u shpjegosh se nëna dhe ata duhet të shkojnë në Shqipëri, dhe të ndërprenë shkollimin. Denada nuk dëshiron të kthehet, megjithatë, të gjitha kërkesat e familjes për azil dhe qëndrim në SHBA janë refuzuar deri më tani.

/albinfo.ch/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej