Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Negociatat, Gjosha: Presim rekomandim pozitiv nga KE

Nga Rexhina Biba 0

Gjatë takimit të 11 të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, Ministrja e integrimit Europian, Klajda Gjosha tha se  me miratimin e reformës në drejtësi, Shqipëria tregoi maturinë, por edhe gatishmërinë për të kaluar në fazën tjetër të procesit që është hapja e negociatave me BE-në.

Ministrja u shpreh se rëndësia e zbatimit sa më të shpejtë të reformës në drejtësi për shkak të ndikimit mbi sundimin e ligjit në ekonomi, luftën kundër korrupsionit është thelbësore për të ardhmen e vendit.

Duke u ndalur tek 5 prioritetet, Gjosha bëri një përmbledhje të arritjeve të shënuara deri tani, duke nënvizuar se reforma në drejtësi do t’i japë zgjidhje përfundimtare çështjeve të mbetura ende pa u zgjidhur në lidhje me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, apo të drejtës së pronës.

Gjithashtu, ministrja Gjosha tha se kalendarizimi i procesit të zgjerimit, duke nisur me rekomandimin pozitiv dhe caktimin e një date për hapjen e negociatave do të përcillte një inkurajim të rëndësishëm për të ruajtur fokusin në reformat e nevojshme dhe besimin e qytetarëve shqiptare.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>