Ka than' i moçmi: 

“Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet”
                                             -Naum Veqilharxhi

Neda Karafili: Babai im, njeriu më i mirë që kam njohur

Nga Media 0

Nga Alma Nikolli

Kjo është një bisedë e jashtëzakonshme mes meje dhe Nedës, të zakonshmet janë shumë më të jashtëzakonshme. Qeshim pak më shumë dhe kujdesemi pak më pak të zgjedhim fjalët, ama bisedojmë e pyesim pa u kornizuar nga një term i quajtur “intervistë”.

Por sot doja të ndaja me ju një bisedë timen me të dhe duhet ta bëja në formën e intervistës. Neda nuk e di se përse pikërisht sot zgjodha të shndërrohesha nga shoqe në intervistuese. Neda ka shkruar një libër dhe pikërisht në “Ditën e Librit” doja të kujtoja “Archea-n” e saj.

“Çdo gjë vëritet për pak dashuri”, kjo është fjalia mbyllëse në librin e saj, element që do ta ndieni në çdo përgjigjie që nuk ka aspak lidhje me të. Apo që ka tërësisht lidhje me të.

Njeriu më i mirë që njeh Neda është babai i saj.

Ajo nuk zgjedh mes Ermal Metës dhe Eugent Bushpepës, do një alternativë të tretë.

Nuk urren të hënën, por të dielën.

Dheeeee, nuk ka vrarë kurrë një mizë, se ndonjëherë është vetë miza.

….

Intervista (i thënçin)

Alma: Cila është pyetja më e bukur që s’të kanë bërë?

Neda: Pyetja me e bukur që nuk më është bërë akoma, janë të gjitha pyetjet që nuk me kanë bërë ende fëmijet e mi, kur të kenë dëshirën të njohin nënën e tyre vërtet, si qenie njerëzore, larg etiketimit natyror por edhe konvencional “mami”.

Alma: Je gati? 

Neda: Të ta them sinqerisht – kjo gatishmëria, si koncept, si gjendje, nuk besoj se ekziston. Sepse sa herë na bëhet kjo pyetje, përgjigjien e kemi ose të ndikuar ose të buruar nga gjithfarë ndjenjash që nuk e lënë gatishmërinë absolute. Si shpresa, si frika, si nevoja. P.sh. nëse do të të pyesnin ty, je gati për të rënë në dashuri? Kush përgjigjet para vetes tënde – po ose jo – frika, nevoja, shpresa, kurioziteti?! Dhe nëse një nga ato, të pakten njëra, ndërhyn në qëndrimin tënd të gatshëm, ti nuk je më e gatshme. Them unë. Mund të jesh me shpresë e gatshme, disi e gatshme nëse ke frikë, jo cilësisht e gatshme nëse je kurioze. Unless, nuk ke asgjë për të humbur. Nëse nuk ke asgjë për të humbur, je e gatshme për gjithçka. ( Po dëshpërimi?)

Alma: Ku përfundojnë mendimet që nuk i thua?
Neda: Nuk ta them dot. Se edhe Freud, pyeste ku përfundojnë mendimet e harruara. Dhe ai vetë, nuk përfundoi dhe aq mirë.
Po ti nuk iu përgjigje pyetjes sime ndër rreshta më lart…
Alma: A jam unë gati për dashurinë, që të bie në të? Them se ajo bie në ne. Meqë u ëmbëlsuam, a të duket normale të konsumosh një ushqim të ëmbël dhe të nxehtë? S’ka lidhje me rënien diku. As në peshë.
Neda: Ti e mendonke dashurine si satelit rreth njerezve. Njerëzit nuk janë dot as satelitë të vetes. Çdo gjë e nxehtë është e ëmbël, ç’është kjo pyetje?
Alma: Më mirë të të përgjigjesha për dëshpërimin. Dua të gjej patjetër alibi të besueshme kundër krepave. A punon aq shumë sa për ta urryer të hënën, apo kjo ditë “urrehet” padrejtësisht?
Neda: Unë nuk e urrej të hënën. Unë urrej të dielën. Sidomos pasditen e saj. Është një segment kohe, si pa kohë, si pa gjendje, që rri pezull dhe shërben vetëm për të përgatitur psikologjinë e njeriut që e nesërmja është e hënë dhe jeta sociale të gllabëron. Për aq sa mund të të gllabërojë në Shqipëri, ku sipas meje, asnjëherë nuk punohet mjaftueshëm. Këtu përfshij dhe veten.
Alma: Pas një nate të gjatë ndoshta edhe midis të dielës e të hënës, a mjafton një cicërimë zogu në mëngjes për ta harruar pagjumësinë? Apo fillon me pse-të mëngjesore?
Neda: Fillon me pse-të e një nate më parë.
 
Alma: Më mirë një letër apo një përqafim? Për ta dhënë, marrë, apo parë. Zgjidhe vetë.
Për këtë pyetje, ka dy Neda që duhet të përgjigjen. Dhe tani që mendoj, do falja ndonjë letër të mrekullueshme që kam marrë gjatë jetës, për t’i parë të dyja të përqafohen.
Alma: Më mirë t’i japësh qindarka një artisti që luan rrugëve apo një lypësi?
Neda: Une i jap të dyve. Tamam tamam. Nuk e përballoj dot të shoh dikë më keq se unë në rastin e dytë. Që është dhe pak egoiste, se harroj dhe hallet e mia. Për të parin e bëj se më fal kënaqësi, egoiste prapë.
Alma: A është i keq egoizmi, edhe kur ka dobi?
Neda: Në pjesën më të madhe të jetës, është i domosdoshëm për të qenë të lumtur. Ke parë ti ndonjë altruist të lumtur? Unë jo. Ke njohur domethënë, se altruisti nuk shihet.
Alma: Mua më tepër se palumturia që mund të mos kenë, te altruistët më shqetëson pandershmëria. Që as ata vetes nuk ia njohin dot. Megjithatë, megjithatë… besoj në njerëz të mirë që edhe vetëmohohen, e lumturohen me lumturinë e tjetrit pa qenë vetë të lumtur. Si është një njeri i mirë?
Neda: Nje njeri si babi im. Ai është një njeri i mirë. Më i miri që kam njohur. Ka një gjë. Në këtë pikë të jetës nuk besoj se vetëmohimi personal – mund të sjellë ndonjë hije lumturie tek tjetri, apo ndonjë dobi. Se fundja, nëse unë lumturohem se ti je e lumtur – ty të shtohet lumturia? Kurthi në këtë mes, është fakti që lumturia është dimension që lidh pashmangshmërisht njerëzit me njëri-tjetrin.
Alma: A e ke lënë ndonjëherë mizën pa e “vrarë” duke  e menduar botën nga këndvështrimi i saj?
Neda: E ke seriozisht? Unë kur kam qenë fëmijë, nuk honepsja dot fëmijët e tjerë të lagjes vetëm sepse vrisnin (pa thonjëza) milingonat dhe u prishinin foletë (fole quhen?). Njeriu me rritjen ose bëhet pak më i zgjuar ose pak më budalla, por në thelb nuk ndryshon. S’kam vrarë kurrë, me thonjëza ose pa thonjëza, asnjë mizë në jetën time. Madje madje, shumë shpesh jam vetë miza.
Alma: Nëse ndonjëherë do të jemi miza, dua të jemi prapë shoqe. Faleminderit që ishe apo nuk ishe gati, m’u përgjigje për disa pyetje pak apo aspak pyetëse.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej