Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Në Tiranën e mrekullive (Foto)

Nga Media 0

Nga Nëntor Oseku

Për ta parë lindjen e diellit mbi sipërfaqen e liqenit, jemi zgjuar në orën 4.30 të mëngjesit. Për ne ishte një përjetim i rrallë, krahas lindjes së diellit, hapësira mbi liqe ishte e mbuluar me re, andaj, na është dashur edhe 2 orë të tjera të presim, derisa dielli ka shpërthyer retë në tërë hapësirën e liqenit.

Punimet për ndërtimin e liqenit kishin filluar në vitin 1988, por për shkak të rrethanave të mirënjohura, ato u ndërprenë për t’u rifilluar në vitin 1993, mbështetur nga qeveria italiane. Punimet përfunduan në vitin 1996, kurse për mbushjen e liqenit u deshën edhe 2 vjet të tjera, kështu që në vitin 1998 projekti i liqenit u finalizua.

Liqeni përfshin sipërfaqen prej 4.6 km, me thellësi nga 18m deri në 53m. Zona e Bovillës përshkohet nga bukuri natyrore përrallore, kurse nga uji i këtij liqeni, që ka shtrirje në dy Komuna, të Tiranës dhe atë të Krujës, furnizohen me ujë të pijshëm një pjesë të konsiderueshme të banorëve të Tiranës.

Nga çdo lartësi e maleve të sipërcekura, Liqeni i Bovillës ka pamje madhështore, andaj kjo zonë paraqet interes për grupe kacavarësish nëpër shkëmbinj, ngjitjes malore, adhuruesve të kampingut dhe çiklizmit malor.

E falënderojmë Choose Balkans për mikpritjen në Tiranë dhe Agron Aruci për bujarinë e treguar!

Vizitojeni SHQIPËRINË!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej