Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Në Shqipëri kthehem si drejtor”, De Biazi: Ja çfarë fola 5 orë me Dukën…

Nga Klodiana 0

Ish-trajneri i Kombëtares, i cili shkroi historinë me kuqezinjtë, është shfaqur sërish në kryeqytetin shqiptar.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, De Biazi tregon se ka rikujtuar çdo vit të qëndrimit të tij në krye të kuqezinjve në një takim të stërzgjatur me Dukën, porse jo për postin e trajnerit.

“Mund të bëj rolin e drejtorit sportiv”, shprehet ndër të tjera shqiptari De Biazi, teksa thot se thuajse një vit e gjysmë që kur kam ikur dhe nuk mendoj se është momenti për të menduar që të rikthehem.

Pjesë nga Intervista

Nëse vjen De Biazi në Shqipëri, çfarë duhet të themi? Çfarë po ndodh?

Nuk po ndodh asgjë. Është një mundësi për t’u rikthyer, për të takuar miq dhe për të parë interesat e mia që i kam ende këtu në Shqipëri. Gjithashtu, për të prezantuar edhe akademinë time të re.

Keni takuar Dukën dhe kam informacione se keni qëndruar gjatë bashkë duke drekuar. Mbase 5 orë për 5 vite e gjysmë si trajner këtu…

Kemi ngrënë mirë (qesh…). Po, në fakt kemi kaluar një orë për çdo vit të kohës që kam qenë trajner këtu dhe është kënaqësi të takoj presidentin. Ndihem mirë me të. Kanë kaluar thuajse një vit e gjysmë që kur kam ikur dhe nuk mendoj se është momenti për të menduar që të rikthehem. Më pas, në rolin e trajnerit, më pak akoma. Unë mund të merrja në konsideratë që të bëja mbase postin e drejtorit teknik të Kombëtares për të kërkuar që të zhvilloj lëvizjen futbollistike nga Kombëtarja e deri te të rinjtë.

Po flisni në shumë raste “ne”. Tamam si drejtor sportiv…

Jo. Por sepse unë ndihem pjesë e kësaj federate, e këtij vendi. Janë akoma shumë lojtarë që janë djemtë e mi. Dhe në këtë aspekt, kam mbetur ende këtu me zemër.

/Panoramasport/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej