Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Në lokalet e Bllokut nuk lejohesh me tuta

Nga Media 0

Nga Alma Nikolli

Jo më larg se dje në një nga lokalet në dukje modeste të Bllokut, kamerieri ua ngriu buzëqeshjen në buzë dy djemve. Shqiptarit të parit, dhe pas përkthimit nga shoku edhe të dytit që ishte i huaj. Sapo u ulën në tavolinën ngjitur me trotuarin e fill pas tij me rrugën, djemve jo pa buzëqeshje iu tha: “Duhet të largoheni, sepse nuk lejohet me tuta!”

E dallova skuqjen e lehtë në faqe të shqiptarit, ndërsa gati “kokëulur” duhet të dilte nga “strehëza” prej druri, kurse miku i tij e pyeste anglisht “Ça?”. Kur kuptoi se fajin e kishin tutat e tij gri, joshqiptari ia dha një të qeshure të ngrirë dhe më pas më humbën nga sytë. S’e di për çfarë do kenë biseduar, por me siguri jo mbi dëshirën për t’u kthyer më në një lokal të tillë.

Në Bllok, me aq sa di unë janë së paku tre a katër lokale të tilla. Ke tuta veshur dhe je djalë, duhet të dalësh jashtë. Nuk kam për ta kuptuar kurrë shkallën e lartë të rrezikshmërisë publike të një djali me tuta, por më vjen keq, sepse në këto vende në të shumtën e rasteve nuk mungon mirësjellja e stafit, as muzika e mirë dhe as arredimi i rehatshëm. Madje, madje, janë të ndërtuara në atë mënyrë që ti mund të marrësh gotën e të ulesh në shkallë për të ndezur një cigare a për të pirë një gotë. Gati aq rehatshëm sikur të ishe me tuta!

E në diskutimet me miqtë, pasi jemi përballur me realitete të tilla kemi komentuar “askund në botë, nuk ndodh kështu”. Normalisht, mes nesh ka pasur edhe nga ata që kanë jetuar jashtë, apo që kanë vizituar disa vende, por asnjë prej nesh s’e ka parë gjithë botën. Por, po prapë një rast i ngjashëm nuk është hasur kurkund në glob, së paku prej atyre që njoh unë. Vetëm në Shqipëri. Pse-në nuk e di, ndoshta del dikush që na e shpjegon.

Ndërkohë shqiptarë e joshqiptarë do duhet që edhe në një moment të lirë mbasditeje të përballen me absuriditete (mos)shërbimi. Sikur nuk mjaftojnë sorollatjet e paradites dhe turinjtë e varur të punonjëseve në sportele postash, sekretari mësimore, poliklinika apo dikur kur ishte e aksesueshme, në Bibliotekën Kombëtare.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej