Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Në kjoftë se nuk mundesh me e ndalë vajzën ose motrën me u ba putanë, të paktën mos paguej për harbimet e saj

Nga 27-shi 0

Nga Ilir Seci

Në vitin e shpërthiqun 1997, nisën me u çilë mjaft radio e televizione private. Nder tanë ato radio mbaj mend ka kenë nji radio private në Tiranë që bante program panderpremje… Mbas ores 12 të natës kjo radio bante biseda telefonike, ku drejtuesi i emisionit grishte gjjnden me folë la e pa la… Njerëzit merrnin në telefon e shanin drejtuesin me rranjë e me degë, drejtuesi i emisionit nga ana e vet i shahte me libra shpie…
Drejtuesi i emisionit ishte zgjedhë njeri me lëkurë të trashë, por në nji rast e pat humbë kontrollin, kur doli njani që e talli keq… i nxehun drejtuesi i emisionit e humbi tue thanë :
– “O turmë e budallenjve… a nuk e kuptoni që unë u ha lekët tuaja!?”
Fjala ishte për ata që banin thirrje me celularë që kushtonin shumë në atë kohë…
…”O turmë e budallenjve… a nuk e kuptoni qe une u ha lekët tuaja!?” – kjo fjali asht adekuate 100% për Mustafa Nanon, të ashtequejtunin analist në mediet-vetëshërbim të Tirërës…

Mustafa Nano iu ha lekët ju, iu ha energji, iu ha nervat që ua gërryen si erozioni që gërryen relievin…, epse ju e ushqeni këtë farë analisti njashtu si ushqehen rriqnat, (këpushat)… Mos e ushqeni… krejt kollaj e keni; mos ia ndiqni emisionet, mos porositni paketat televozive, ku thëthin gjakun tuej kjo këpushë… Mos pagueni kanalet televizive që u shkatërrojne nervat – “paguej për me kqyrë”…
Si thotë humoristi i njoftun amerikan, Chris Rock:
– “Në kjoftë se nuk mundesh me e ndalë vajzën ose motrën me u ba putanë, të paktën mundesh mos me pague për harbimet e saj.”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej