Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Ne jemi malësorë zoti Rama e s’na trembin ëndrrat e këqija!

Nga Media 0

chatrenine-bohne

Letër drejtuar kryeministrit nga amerikania e Alpeve që shpjegon përse po e mbron Valbonën

Nga Catherine Bohne

Kam nisur luftën për Valbonën. E kam nisur, sepse unë jetoj këtu. Dhe ashtu kam nisur të luftoj për çfarë kam për zemër. Por ka të tjerë, që kanë jetuar këtu shumë, shumë më gjatë. Dhe, në fund të fundit, unë besoj se tani po luftoj për ta, me ta. Për ty? Ndoshta edhe për ty. Kur luftojmë për Valbonën, ne luftojmë për të gjithë ne. Luftojmë për të shkuarën dhe për të ardhmen.

Ka një çikë si shumë gjëra që bien erë, kur vjen puna për projektet hidro­energjetike në Valbonë. Duke filluar nga dëmet që do të bëjnë. Por ka edhe fakte të tjera. Fakte që kanë të bëjnë me mënyrën si janë bërë marrëveshjet.

Le të marrim mungesën e informacionit për vendasit. Mos janë gjë budallenj, këta që jetojnë këtu? Mos nuk e meritojnë të marrin vesh se çfarë po planifikohet? A nuk kanë vendasit të drejtën e shenjtë të informohen dhe të marrin vendime për të ardhmen e tyre, apo mos të gjithë ne nuk jemi veçse… bëzhdile? Sido që ta rrotullosh, të drejtat e qytetarëve në Shqipëri për të marrë vesh se çfarë po u bëhet atyre dhe çfarë po bëhet rreth tyre janë të njohura me ligj. Këto të drejta janë shpërfillur në Valbonë, çka është qartësisht e paligjshme.

valbone5Kemi faktet e Lejes Mjedisore, e cila është dokumentuar të paktën keq. Sipas ligjit të Shqipërisë, SYNIMI i një leje mjedisore është: 1) të marrim vesh se çfarë ka këtu; 2) të gjejmë se ç’rrezik ka që kjo të dëmtohet; 3) të bëjmë plane si mund ta minimizojmë dëmin dhe 4) të bëjmë plane për ta monitoruar ecurinë e punëve. ASNJË nga këto synime – as edhe një – nuk është arritur në dokumentet mjedisore të paraqitura dhe të miratuara nga Qeveria e Tiranës, e vjetra dhe e tanishmja, në kuadrin e miratimit të punimeve hidro­energjetike në Valbonë. Në Valbonë nuk ka çakej; dhe ka më shumë se “ca pemë arre tek­-tuk”. Leja mjedisore, kështu e mbështetur në hiçmosgjë, është e paligjshme. Edhe nga pikëpamja juridike, edhe si fakt.

Kur ka begenisur të na japë përgjigje, qeveria në Tiranë na ka gostitur me një mori fjalësh boshe: Ne nuk na pëlqen, por këtë e kanë bërë para nesh. Ne nuk na pëlqen, por ja që barra për t’i dhënë zgjidhje i ka mbetur administratës së tanishme. Ne dëshirojmë që të mos ishte kështu, por ja që është dhe nuk kemi ç’t’i bëjmë. Përfshi edhe këtë të fundit, që na erdhi nga vetë Edi Rama: Gjobat do të jenë më keq se ëndrra juaj më e keqe.

Tani, më falni shumë, por pikërisht kjo është PUNA e qeverisë: të mbajë përgjegjësi. Të kujdeset. Të merret me punë të vështira. T’i përmirësojë gjërat. Ose të paktën të përpiqet. Të ketë një vizion pozitiv për të ardhmen. Dhe mos më thoni “kjo është ëndrra më e keqe,” zoti Rama. Nuk jam fëmijë unë, që të më trembin ëndrrat. As janë njerëzit e këtushëm, me të cilët unë jetoj. Ne jemi malësorë, zoti Rama. Ideja juaj e ëndrrës më të keqe ndoshta ne do të na dukej si një ditë pikniku në pyll. Dhe ne as që e kemi nisur luftën. Prandaj na dëgjoni mirë. Dhe na dëgjoni mirë, zoti Rama, sepse – pavarësisht nëse ishte faji juaj apo jo – tani është puna juaj që t’i gjeni një zgjidhje. A do t’ia dilni mbanë? A do të merrni qoftë edhe vetëm mundimin? Apo thjesht do të mjaftoheni me këtë orvatje për të na frikësuar, sikur ne të ishim fëmijë, sikur ne të ishim budallenj? Por nuk jemi, as ashtu as kështu.

valbone3Ndryshe nga ju, ne e kuptojmë se është lidhur një marrëveshje financiare, midis qytetarëve të Shqipërisë, që gjithsesi do ta paguajnë atë marrëveshje të përfaqësuar nga Qeveria e Shqipërisë, dhe ndërtuesit e hidrocentraleve. Le të besojmë, edhe pse nuk kemi prova gjithsesi, se janë zbatuar praktikat standarde të biznesit: Qeveria e Shqipërisë dha disa siguri dhe ndërtuesi premtoi që të operonte duke respektuar ligjin. Qeveria e Shqipërisë tani pretendon se, nëse nuk e zbatojnë anën e tyre të marrëveshjes, do të ketë ndëshkim financiar. Ndëshkim “më të keq se ëndrra më e keqe.” Po çfarë garancish ka, se ndërtuesi e ka përmbushur anën e vet të marrëveshjes? Ata kanë paraqitur nënshkrime të rreme, nënshkrime personash të vdekur, në këshillimet e tyre publike. Ky është mashtrim dhe veprim i paligjshëm. Dhe kjo paligjshmëri është e dokumentuar. Çfarë nuk ka bythë të rrijë. Ata kanë paraqitur një dokumentacion mjedisor jashtëzakonisht të dobët. Dhe kjo paligjshmëri është e dokumentuar. Çfarë NUK KA BYTHË KU TË RRIJË.

Ja çfarë dimë ne, madje edhe pa i parë ndonjëherë Kontratat e Koncesionit, të cilat po mbahen të fshehta në mënyrë tejet të pazakonshme. Kontratat e Koncesionit përfshijnë jo vetëm planet fizike të ndërtimit, por edhe marrëveshjet financiare që janë lidhur. Në tri mënyra të ndryshme kam provuar që t’i marr në dorë, dhe të tri herët më është thënë: Këto janë sekret.

Këto janë sekret, dhe prej këtyre vijnë edhe ëndrrat tuaja të këqija, z. Rama. Ëndrrat tuaja të këqija, që ju kërkoni t’i ndani jo thjesht me mua, por me qytetarët e shtetit, i të cilit jeni Kryeministër.

Si është e mundur që një marrëveshje financiare, ligjërisht detyruese, midis popullit të Shqipërisë dhe një kompanie private, të valbone4gëzojë privilegjin e sekretit? Si është kjo punë, që ne nuk lejohemi të dimë? Jo, pra, nuk lejohemi! Por nuk ka precedent, me sa marr vesh unë, që një kontratë e tërë të mbahet sekret. Disa sekrete tregtare, ose edhe emra kompanish, mund të hiqen nga dokumenti. Por një kontratë e tërë, e shkruar në emrin tim dhe të njerëzve të tjerë rreth meje, nuk mund të mbahet sekret.

Dhe mos na thoni që kjo është ëndrra më e keqe. Mos u mundoni të na trembni. Mos u fshihni pas frazave të përsëritura, me shpresë se duke i përsëritur, ato do të bëhen të vërteta, dhe se përsëritja do të na bëjë t’i besojmë dhe të harrojmë se janë të jashtëligjshme.

Ne kemi prova që ndërtuesi ka mashtruar. Ne kërkojmë të dimë se çfarë na kanë lënë në kurriz qeveritë, e vjetra dhe kjo e tanishmja. Ne duam që të na përfaqësoni, ose – në qoftë se ju nuk mund të na përfaqësoni – që ju të jepni dorëheqjen. Ne duam drejtësi.

Valbona është vetëm e para. Zemra e protestës. Mund të zërë fill këtu, por nuk do të ndalë këtu. Prandaj, me gjithë respektin e duhur, ruajuni nga ëndrrat e këqija; veç jo nga tonat, por nga tuajat.

valbone

valbone

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>