Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Në Finlandë është më e lehtë të bëhesh doktor se mësues, ja pse

Nga Media 0

Në Finlandë mësuesit janë shumë të vlerësuar ndaj dhe arsimohen në programe të nivelit të lartë. Të bëhesh mësues do të thotë të zgjedhësh një nga programet më cilësore të edukimit. Prej shumë dekadave mësuesve  finlandezë u është kërkuar edhe një diplomë në master. Ata duhet të kryejnë hulumtime dhe të integrojnë teoritë e mësimdhënies me praktikën.

Duke qenë se ka mësues që deri në klasën e gjashtë edukojnë fëmijët në çdo lëndë, formimi dhe dijet e tij duhet të jetë të padiskutueshme.

Shkalla e pranimit për mësuesit në Universitetin e Helsinkit është 6,8 për qind ndërsa për Mjekësinë është më e lartë 7,3 për qind dhe për juridik 8,3 për qind, duke e bërë mësimdhënien  më të vlerësuarën dhe të vështirën.

Mësuesit kanë liri të zgjedhin në gamën e gjerë të materialeve që do duan të trajtojnë, kanë paga të kënaqshme dhe një kalendar pune të lakmueshëm.

Së fundmi, dhe ndoshta më e rëndësishmja, mësuesit shihen si profesionistë që vlerësohen dhe dëgjohen nga hartuesit e politikave dhe shoqëria në tërësi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej