Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Në emër të popullit! (Cilit “popull”)

Nga Media 0

Nga Albi Koçi

Historikisht është folur në emër të popullit, për të mirën e tij, për të ardhmen e tij, por sot cili është populli?! Nocioni “popull” ka dalë mbi ujin e jetës njerëzore që kur shoqëria njerëzore u formësua dhe organizua në tribu, mbretëri, perandori, kombe dhe shtete duke vazhduar deri në ditët e sotme ku në vendet demokratike shumica e tij nëpërmjet votës zgjedh politikëbërësit.

Sot, në Shqipëri ka një ndarje të theksuar klasore  në aspektin ekonomik, ashtu si dikur në vitet ’50, që kishte një ndarje klasore politike ku e njëjta luftë e ashpër ndodhte dhe midis klasave politike, ndodh edhe sot në aspektin ekonomik midis “popullit” që nisjen në vitet 90’ e kishte të barabarë sasinë e monedhave në xhep, pra me torbë bosh, me ose pa vrimë, por pas më shumë se tre dekadash ka një ndarje në copëza të drejta ose të padrejta të zhvillimit ekonomik .

Nisja ka qënë e njëjtë në vitet 90’ tashmë pas tre dekadash, po bëj një aludim përqindjesh ku po ndaj ekonomikisht “popullin” tonë dhe më rezulton se dhjetë përqind e këtij populli është tejet i pasur deri në abuzim, pikërisht kjo pjesë që mund t’i quajmë oligarkë të vegjël e të mëdhenj kanë marrë pas vetes dhe njëzet përqind të këtij “populli” që i jep një cope kockë pa apo me pak  mish dhe ata e ndjejnë veten shumë mirë ndoshta më mirë e “bejlerët” e tyre.

Nga aludimi im me shifra po më ngelet shtatëdhjetë përqind e “popullit” ku menjëherë heq njëzet përqind të cilët janë në “ditë të hallit”, në mjerim total ekonomik, ku diskutojnë copëzën e bukës. Gjysma e “popullit”, pra pjesën e ngelur të ndarjes po e ndaj në dy pjesë, ku gjysma e tyre luftojnë me “mish e me shpirt” për mos u futur në pjesën e popullit që copëza e bukës i mungon ndërsa gjysma tjetër lufton veç me ëndrra e shpresë për t’u futur në atë pjesë të populit që më lart i quajta “copa e kockë”’ pa ose me pak mish, por shumica e këtyre të fundit e kanë kuptuar se është veç një endërr e bukur dhe se kacavitja e tyre është djersë e derdhur kot.

Studenti dhe rinia, si kryefjala e këtyre muajve janë pjesë e familjeve të ndara në pjesët e copës të tortës të shoqërisë shqiptare, e cila lundron në ujin e pistë të kësaj kohe që pluhuri dhe furtuna fshijnë gjithçka mbi dheun e shqipëtarëve të mjerë apo të majmur që nga faji i vetes dhe nga dashakeqësia e të tjerëve rreth e përqark kanë krijuar një kënetë, e cila vec shushunja e mushkonja mban mbi vete ndërsa çdo gjë e bukur po largohet me tërbim, me krahët e një gjeli ose korbi nga era e rëndë e kohës që po jetojmë.

Viktima të kësaj kohe janë bejlerë dhe argatë bashkë, ku disa nga skamja bëhen kriminelë e të tjerët nga abuzimi me pasuritë e tyre. Skamja detyron të riun shqiptar të godasë me topuzin e mjerimit  çdo vlerë njërëzore të trashëguar apo jo, ndërsa kamja e tëpër detyron të riun shqiptar të abuzojë me “liritë” që prindërit e tij ja ofrojnë në kup floriri me helm brenda. Për çfarë të protestojë djali i beut që kamja e tepërt i ngatërron jetën, po djali i argatit për çfarë të protestojë, për mjerimin e tij, po studenti për cfare të protestoj më parë për mjerrimin e familjes të tij apo për tejkamjen e saj?

Pra sot në Shqipëri nuk di pse të protestosh për veten apo për të tjerët, për vendin tend apo për ata që drejtojnë këtë vend apo për ata që vuajnë apo tejkënaqen nga era e ngrohtë apo e ftohtë e kësaj kohe me shi a me diell. Në emër të popullit tonë flet pozita, opozita, flasin dhe të huajt, flet dhe dreqi me të birin e tij dobic, flet dhe i zoti me engjëjt apo djajtë e tij por thjesht flasin e flasin dhe nga era e gojës së tyre shpifin çdo mendje e shpirt nga themelet, por fjala në formë oshëtime vjen nga të gjithë ata nga bota tjetër që jetën ja kushtuan të ardhmes më të mirë të kombit të tyre, ku gjaku dhe djersa e tyre veçse skuq e me shumë flamurin e Skënderbeut.

Tani kthemi sërish me këmbë të prera në tokë …Në Shqipëri të gjithë bëjnë pastaj mendojnë, kjo ndodh me të gjitha shtresat e shoqërisë në aspektin ekonomik apo shoqëror dhe duke i shtuar gjithë kësaj dhe këtë ndarje të drejtë apo të padrejtë të kapitalit ekonomik kombëtar, në përfundim del një lemsh me emrin “popull” që kapitalizmi alla shqipëtarçe i tërboi të gjithë edhe ujqërit e pyllit, dhe lepujt, dhe në fund njeriun si i pari i xhunglës.

Tani një pyetje që vjen nga të gjitha drejtimet, cili është “populli” dhe çfarë lufte dhe proteste të bëjë ai?!

Të ikë nga sytë këmbët se ndryshe do përfundojë në botën tjetër ose dhe po qëndroi në këtë botë do ta bëjnë dhe e mira dhe e keqja sipas kënvështrimit të momentit të flasë mes rrugës me vete.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej