Ka than' i moçmi: 

“Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet”
                                             -Naum Veqilharxhi

Në ditëlindjen e Shoqatës “Çamëria” do të ngrihemi më të fortë se kurrë

Nga admin 0

Nga Shpëtim Idrizi

Ka kaluar mbi një çerek shekulli që kur u themelua e dyta organizatë pluraliste (fill pas Partisë Demoktratike). Ajo ishte Shoqëria Politike Atdhetare “Çamëria”.

Sot, Shoqata “Çamëria” mbush plot 27 vjeç, duke shënuar në këtë mënyrë një jetëgjatësi të rrallë në jetën politike dhe shoqërore të vendit.
Shoqata “Çamëria” pa dyshim ishte e nevojshme, kur u themelua, është po kaq e nevojshme sot, kur ka bërë gjithë këtë udhë të gjatë dhe shumë të vështirë.
Falë, saj Çështja Çame nuk është më një tabu apo pak e njohur. Ajo njihet në të gjithë përmasën e saj si politkisht, ashtu edhe përsa i përket dokeve, vlerave artistike, historike dhe gjeografike të trevës së Çamërisë.
Megjithatë, për fat të keq, fakti që ka ende një Çështje Çame është e dhimbshme. Jo për faj të Shoqatës “Çamëria”, Partisë sonë, komunitetit çam apo patriotëve shqiptarë, Çështja Çame është ende punë e hapur.
Ka qenë pabesia greke dhe vasaliteti tradicional i klasës politike shqiptare të Tiranës që nuk i kanë dhënë një zgjidhje kësaj çështje.
Thika pas shpine që më shumë e kemi marrë nga bashkëatdhetarët tanë oportunistë, ka qenë gjithmonë më e hidhur se ajo athiniote, sepse janë njerëzit tanë të një gjaku, që i thonë vetes shqiptarë, të cilët nuk kanë lënë pengesë pa nxjerrë në këtë drejtim.
Sot, pabesia e politikës duket qartë në planin e strukturuar fort mirë me Greqinë për eleminimin e mandateve të PDIU-së. Dikush mund të mendojë se ia doli të zhdukë faktorin politik çam duke vjedhur mandatet tona në Tiranë apo së fundmi në Elbasan. Por, gati 80 mijë votat tona në të gjithë Shqipërinë askush nuk i bën dot ujë, sepse janë 80 mijë vota patriotësh, jo të blera me para që të sjellin në pushtet.
Ndaj, ja ku po shfrytëzoj këtë ditë të gëzuar për t’u thënë se ne do të ringrihemi më të fortë se më parë, më energjikë se më parë, sepse Çështja Çame nuk është vetëm një aspiratë kombëtare, por është një mision, një detyrë kombëtare dhe ne së bashku me Shoqatën “Çamëria” jemi misionarë të saj.
Në këtë ditë dua të kujtoj të gjithë ata intelektualë themelues me në krye Abaz Dojakën, por dhe ata që pasuan më pas deri tek dhëndurët e Çamërisë, duke kuptuar dhe dëshiruar të zbatojë frymën e tyre përbashkuese për realizimin e çështjes sonë të përbashkët.
Rroftë Shoqata “Çamëria”!
Gëzuar ditëlindjen!
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej