Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Në Artë të Çamërisë, kur italianët lejuan flamurin kombëtar dhe çeljen e shkollave shqipe

Nga admin 0

Nga Armand Plaka

Ka qenë një moment, kur Çamëria apo një pjesë e saj u ndodhën përkohësisht nën pushtetin italian.

Ishte qershori i vitit 1917, kur në Çamëri hynë trupat italiane, të cilat qëndruan atje rreth tre muaj deri në mbarim të verës.

Përveçse u lejua të ngrihej flamuri shqiptar, u liruan nga burgjet një pjesë e popullsisë çame, u lejua ngritja e administratës vendore me shqiptarë, e edhe më domethënëse ishte çelja e shkollave shqipe në Çamëri.

Me hyrjen e Greqisë në Luftën e I Botërore përkrah Antantës, vendim i cili u mor pas shumë andrallash e hezitimesh, por edhe premtimeve të pisëta sanksionuar me marrëveshje të fshehta, italianët u larguan dhe vendin e tyre e zuri përsëri Greqia.

Dy fotot që po hedh sot në rrjet i përkasin pikërisht atij momenti (qyteti i Artës) e janë nxjerrë nga arkivat italiane që dokumentojnë Luftën e Parë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej