Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Ndotja e Osumit/ Derdhen ujërat e zeza në lumë

Nga Media 0

Lumi Osum i cili përshkon mes për mes qytetin e  Beratit gjatë stinës së verës ka shfaqur probleme përsa i përket ndotjes, ku jo vetëm era e rëndë por edhe shfaqja e mushkonjave ka qenë një shqetësim tepër serioz për qytetarët.

Në lumë derdhen ujërat e zeza, problem ky që ende s’ka gjetur zgjidhje dhe është rrezik për përhapjen e epidemive, ndërsa  shtrati i lumit është i mbushur me aluvjone. Era e keqe të shoqëron për gjatë gjithë shëtitores nga ura e varur deri tek ajo e Goricës zonë e cila ndodhet mes lagjeve muzeale të cilat janë edhe më të vizitueshme nga turistët vendas e të huaj.

Bashkia e Beratit mësohet se ka marrë masa për të stabilizuar këtë problem i cili shfaqet cdo vit. Nënkryetari bashkise Bledar Blana pohon se jane marrë masat e duhura për të minimizuar situatën e ndotjes së lumit.

“Jemi në prag të miratimi të një plani të mirëfilltë i cili do të stabilizojë ujrat ezeza të qytetit duke zgjidhur njëhere e mirë këtë problem tepër serioz për bashkinë e Beratit”, tha Blana.

Sipas një grafiku po bëhet dezinsektimi i zonave ku dyshohet se ka edhe përqëndrim të mushkonjave por edhe insekteve të tjera të dëmshme. Lumi Osum përgjate gjithë rrjedhës së tij është i ndotur pasi në të depozitohen mbetjet e gjitha bashkive të cilat ai  përshkon.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej