Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ndodh në Shqipëri, student 72 vjeç (film)

Nga Media 0

“Mbarimin e një shkolle të lartë e kam patur një ëndërr”. 9 vjet më parë Destan Dangllia ishte ulur në verandë duke pirë kafen e mëngjesit, ku i lind ideja të fillonte universitetin.

Në moshën 18-vjeçare, atij nuk iu dha e drejta e studimit: I ati ishte një ish-i dënuar politik. Megjithatë, Destani nuk u dorëzua! Rreth gjysmë shekulli, pas shkëputjes nga gjimnazi, ai mori hapin e madh duke iu drejtuar universitetit, në fshehtësi të plotë dhe pa i thënë askujt.

“Në atë moshë i dukej të gjithëve si e pabesueshme, se unë mund të mbaroja shkollën, shpenzime nga më të ndryshme dhe në fund të fundit po vinte koha e pensionit, nuk kishte pse me duhej ajo diplomë më, sipas konceptit të tyre, ndërsa për mua asnjëherë nuk është vonë”, shprehet Destan Dangllia, student.

Destani ka 5 vite që ka përfunduar degën e Agro-Mjedisit. Aktualisht ai po punon për diplomën. Për t’u konsultuar me pedagogët, Destani çdo jave merr rrugën nga Menkulasi i Bilishtit drejt Tiranës.

9 vjet më parë, përballja e parë në këtë fakultet ishte me profesor Lekajn, bashkëmoshatar i tij.

“Më mbeti në mendje dhe e përdorja si model, si shembull te studentët kur nuk mësonin, kur nuk ishin të rregullt. Ja ku e kemi një model i cili duhet ndjekur”, thotë Pashk Lekaj, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

“Unë isha në një moshë, tani që nuk kisha pretendime për punë, por desha të marr një diplomë ashtu siç e kam menduar unë, duke bërë edhe një projekt dhe për këtë fillova që në atë vit, bëra një fidanishte. Kam bërë një punë parapërgatitore, kam bërë formate të ndryshme, ku kam nxjerrë bazën materiale, financat, të gjitha këto mendoj që tani përpara provimeve të dhjetorit ta kem finalizuar si projekt ide”, shprehet Destan Dangllia.

Mbesa e tij, e ndihmon për procesin e të shkruarit dhe së bashku krijojnë një skuadër të mirë.

“Gjyshi nuk është shumë i update-uar me teknologjinë, por gjithsesi ai shkruan në letër dhe unë mundohem t’ia hedh në kompjuter”, thotë Kensina Dangllia, mbesa e Destanit.

Sot, ai është 72 vjeç dhe në dhjetor pret të diplomohet. Por nuk ka ndërmend të ndalet, duke shpresuar më vonë edhe për një “master”. Dhe pse jo, edhe doktoraturë.

/TCH/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej