Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Ndeshja Shqipëri-Izrael, De Biazi bën publik listën e lojtarëve të grumbulluar

Nga Skenderi 0

Trajneri Gianni De Biasi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen  kundër Izraelit. Kjo sfidë është e vleshme për  eliminatoret e kampionatit botërorit Rusi 2018. Për fat të mirë sulmuesi Armado Sadiku është rikuperuar  nga dëmtimi që pati në gju dhe do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen e së shtunës.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Berisha, Hoxha, Strakosha, Shehi.

Mbrojtës: Aliji, Djimsiti, Hysaj, Agolli, Mavraj, Ajeti, Veseli.

Mesfushorë: Basha, Memushaj, Roshi, Hyka, Lila, Lenjani, Xhaka, Kukeli, Grezda, Abrashi.

Sulmues: Balaj, Çani, Sadiku, Llullaku, Manaj.

Shqipëria dhe Izraeli  kanë që të dyja nga 6 pikë, por kombëtarja jonë është një vend më lart se Izralei dhe konkretisht në vend të tretë për shkak të golavarazhit.

Ndeshja  midis dy skuadrave do të zhvillohet ditën e shtunën në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>