Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ndërtesa e teatrit ra! Qendra historike si kujtesë kolektive e qytetit të Tiranës ra!

Nga Media 0

Nga Artan Fuga

Ra! Ndërtesa e teatrit ra!
Qendra historike si kujtesë kolektive e qytetit të Tiranës ra!
Statusi i aktorëve dhe i gjeneratës aktoriale madhore që kishte zënë rrënjë në mendjet e shqiptarëve ra!
Kuvendi ra!
Prona publike ra!
Komunikimi midis artistëve, ministrisë të Kulturës dhe pushtetit ra!
Politika si veprimtari e qytetarëve ra!
Trashëgimia kulturore e vendit ra!
Endërra europiane ra!

Tërmeti ra!

Ekonomia ra!
Gjykata e larte dhe Gjykata Kushtetuese ra!
Sistemi i zgjedhjeve ra!
Imazhi i vendit ra!
Libri ra!

Gjithçka ka rënë si në një qytet ky tërmeti ka kthyer në rrënoja gjithçka!

Mbetet vetëm një shans: Vullneti për t’u ringritur, për ta rifilluar nga e para! Brezat e rinj duhet ta nisin ndryshe ndërtimin e vlerave të demokracisë dhe shtetit shqiptar !

Nevoja për mendim intelektual dhe veprim qytetar të mënçur, të pastër, është më e fortë se kurrë!

Jemi si në 1997 kur shteti ra!
Jemi si në 1966 kur besimi ra!
Jemi si në 1956 kur idealet e majta ranë!
Jemi si në 1946 kur republika ra!
Jemi si në 1943 kur uniteti i kombit ra!
Si në 1935!
Si në 1924!
Si në 1917!
Si në 1914!

Mbetet vetëm një shans: Vullneti për t’u ringritur, për ta rifilluar nga e para!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej